GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria shtyn afatin e përfundimit të rrugës së Arbrit deri në…

18:41 - 04/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkelet afati i ndërtimit të Rrugës së Arbrit, kompania: Hapim 80% të rrugës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po përgatit një amendim të dytë të kontratës koncesionare për ndërtimin e rrugës së Arbrit, duke parashikuar si afat të ri të përfundimit të saj pranverën e vitit 2025.

“Kanë nisur procedurat për shtyrje e punimeve ndërtimore prej 20 muajsh vetëm për Tunelin e Murrizit,” tha MIE në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi për BIRN.

Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën ishte planifikuar që të përfundonte në prill 2022, por ministria e zgjati fillimisht me 17 muaj afatin për kompaninë koncesionare “Gjoka 87” për përfundimin e punimeve.

Pas skadimit të afatit të ri, tuneli i Murrizit është ende larg së përfunduari. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, shtyrja u përllogarit nga një inxhinier i pavarur dhe “nuk do të ketë implikime financiare për Autoritetin Kontraktor”.

Ndërtimi i rrugës prej 54 kilometrash që lidh Tiranën me Dibrën filloi në vitin 2018, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” fitoi koncesionin me ofertën prej 33.6 miliardë lekësh. Deri në qershor të këtij viti, kompania mori pagesa me vlerë 13.4 miliardë lekë.

Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta. Por vepra kryesore e projektit, tuneli i Qafës së Murrizit, 3.8 kilometra i gjatë,  është zëvendësuar nga një rrugë e ngushtë malore 8.8 kilometra.

Problemet e hasura me hapjen e këtij tuneli janë përdorur si justifikim i ministrisë për zgjatjen e kësaj kontrate 2 herë me 37 muaj në total.

Ministria i tha BIRN se kompania koncesionare i ka zbatuar afatet e grafikut bazë dhe atij të rishikuar të punimeve, por ajo e konsideron “konfidencial” raportin e vlerësimit teknik të Inxhinierit të Pavarur, duke iu referuar kontratës.

Për pjesën tjetër të punimeve në rrugë, MIE pretendon se ka kuantifikuar:  91.2% të realizimit fizik të punimeve dhe 83.1 % të realizimit financiar të tyre.

Ndërtimi i rrugës së Arbrit është përdorur nga kryeministri Edi Rama si një premtim elektoral për zonën e Dibrës që prej vitit 2013.  Ai e inaguroi me bujë përfundimin e rrugës para zgjedhjeve të prillit 2021, duke premtuar se bashkë me tunelin e Murrizit rruga do të dorëzohej në prill 2022./Reporter.al

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
U gjet i pajetë në Dajt, fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit

U gjet i pajetë në Dajt, fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com