Me debate vijon seanca e sotme plenare, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se kryefjala e Kuvendit duhet të ishte deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar për Kosovën.
Ndërkohë, e ashpër ishte në reagim edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Kjo e fundit e cilësoi Berishën si përçarës dhe ish-sigurims.
“Sot më kujtuat një film realist që doktori duhet ta dijë se e ka bërë karrierën e tij, si në këto filma. Disa diversantë dhe sigurimsa, ju jeni në rolin e sigurimsit, dhe merren me njëri tjetrin. Saliut mund t’i shkojë për shtat ajo shprehja; memecit i erdhi goja. Në këtë rast zotit Lulzim i erdhi goja në Kuvend, i erdhi hidhur. Ai nuk mund të merret me kryetarin e Kuvendit, me kushtetutën, ku hallin nuk e ka te Kushtetuta, por te shtëpia. Nuk mundet që nga kjo foltore, nuk ka heq dot fjalën doktor siç e bëje një herë e një kohë. Tentativa për të krijuar narrativa me heronj dhe tradhtar, është tentativa më e dëmshme për Kosovën. E keni traditë këtë. S’ka gjë më të dëmshme që për interesa të paurtisë të vini në lojë Shqipërinë dhe Kosovën e vini si kolateral. Ka kush i del Kosovës për zot. Nga ulësja më e lartë në Shqipëri, Kosovë dhe BE. Zgjidhni një herë hallet e shtëpisë.”, tha Spiropali.
Discussion about this post