GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri çek porosit lojtarët: Mos lejoni goditjet nga distanca të shqiptarëve

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri çek porosit lojtarët: Mos lejoni goditjet nga distanca të shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria do të përballet më 12 tetor me Republikën Çeke në “Air Albania” në një sfidë që pritet të vendosë shumë sa i përket kualifikimit drejt Euro 2024.

Atmosfera e zjarrtë nuk e tremb zëvendës kapitenin e Çekisë, Vladimir Coufal-i, i cili shprehet se e pret me padurim këtë ndeshje, në të cilën objektiv të vetëm ka fitoren.

Mbrojtësi i Ëest Ham-it sheh pikë të fortë të Shqipërisë goditjet nga distanca.

Ai zbuloi se trajneri e paralajmëroi skuadrën në sfidën e muajit shtator që të mos i lejonin lojtarët shqiptarë të gjuanin nga distanca. Megjithatë, nuk ia dolën dot, pasi në atë mënyrë erdhi goli i Nedim Bajramit. Coufal-i duket se ka mësuar nga gabimet dhe tashmë duan vetëm tre pikët ndaj kuqezinjve.

“Duhet të luajmë mirë në të dyja pjesët, të mbajmë topin, të mos jemi alibi. Dhe gjithashtu të mos lejojmë që shqiptarët të bëjnë gjuajtje nga distanca. Trajnerët na paralajmëruan për këtë para ndeshjes së parë, por gjithsesi shënuan një gol nga ky pozicion. Ngjashëm me Poloninë në ndeshjen e radhës. Shqiptarët kanë gjuajtje të shkëlqyera nga distanca.

Vërshëllimat në stadium? Duke folur për veten time, mezi po e pres. Nuk e kam problem nëse dikush më vërshëllen. Përkundrazi, më pëlqen ajo lloj atmosfere sepse më bën të ndihem mirë. Besoj se nuk do të kemi problem me këtë. Sezonin e kaluar përjetova luftën për të qëndruar në Premier League, dhe ky ishte vetëm presioni! Unë nuk shoh ndonjë problem me këtë, edhe nëse mjedisi ndoshta do të jetë armiqësor. Nga ana tjetër, në asnjë rrethanë nuk duhet të mungojë njëfarë respekti bazë. Për shembull, nuk duhet vërshëllyer gjatë himnit kombëtar, siç ndodhi me polakët në Shqipëri.

Një fitore në Shqipëri do të na ndihmonte shumë. Pastaj ne duhet të mposhtim Ishujt Faroe në shtëpi. Dhe nëse nuk humbasim në Poloni, jemi në Europian. Do të doja të shkoja sa më shpejt në kampionat. Dhe pastaj le ta ndajnë mes tyre shqiptarët, polakët dhe moldavët. Por ne vetëm duhet të jemi atje”, ka deklaruar Vladimir Coufal-i.

Etiketa: Çekimbrojtesi cekShqiperi

Lajme të lidhura

Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League
Sport

UEFA “hap thesin” për Dinamon, ekipi i Ilir Dajës me motivim shtesë para “finales” përballë Pafos

12:55 - 25/08/26
E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë
Sport

Fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, premtimi i Islam Dudaev: Shihemi në Botëror, Shqipëria është shtëpia ime

11:55 - 25/08/26
Derbi vëllazëror ngjyroset kuqezi, Shqipëria mposht Kosovën 3-1 dhe vijon me ambicie aventurën e saj
Sport

Derbi vëllazëror ngjyroset kuqezi, Shqipëria mposht Kosovën 3-1 dhe vijon me ambicie aventurën e saj

07:45 - 25/08/26
Para
Kërcënohen 3 gjyqtare të Apelit, zbardhen detajet

Kërcënohen 3 gjyqtare të Apelit, zbardhen detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalon, ndërsa Shqipëria e ka importues kryesor
Aktualitet

Nga shtatori ndalohet mishi brazilian, reagom AKU: Përjashtohen ngarkesat e certifikuara më herët

16:45 - 25/08/26

Importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili drejt Shqipërisë do të ndalohet pas datës 3 shtator 2026, në...

Lexo më shumë
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Tërmet në Qarkun e Fierit, lëkundjet ndihen në Lushnje dhe Elbasan

16:18 - 25/08/26
Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

15:55 - 25/08/26
Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

15:35 - 25/08/26
Qytetari: Benet Beci po e kthen Shkodrën nga djep të kulturës në djep të plehrave

Qytetari: Benet Beci po e kthen Shkodrën nga djep të kulturës në djep të plehrave

15:15 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com