GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Future Leaders in Football”, Presidenti Duka në ceremoninë përmbyllëse të programit: Besoj te lidershipi i vajzave

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Future Leaders in Football”, Presidenti Duka në ceremoninë përmbyllëse të programit: Besoj te lidershipi i vajzave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit “Future Leaders in Football” që u zhvillua në Shqipëri dhe u organizua nga Federata Gjermane e Futbollit, në bashkëpunim me GIZ (German Society for International Cooperation) dhe Ministrinë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Programi ka në fokus formimin e lidereve të reja të ardhshme vajza nga mosha 18-29 vjeçe, jo vetëm nga Shqipëria, por nga i gjithë rajoni i Ballkanit (Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Slloveni) si edhe Paraguai e Gjermania.

Gjatë këtij eventi Presidenti Duka zhvilloi edhe një bashkëbisedim me vajzat pjesëmarrëse, ku falënderoi organizatorët që bënë të mundur zhvillimin e këtij programi në vendin tonë dhe vlerësoi lidershipin e vajzave, qoftë edhe në FSHF apo futbollin shqiptar.

“Më lejoni t’ju falënderoj për organizimin e këtij trajnimi në Shqipëri. Falënderoj Federatën Gjermane të Futbollit, presidentin e saj, GIZ, lektorët dhe falënderoj më shumë pjesëmarrëset, vajzat që kanë qenë pjesëmarrëse në këtë javë trajnimi në Shqipëri. Ky është një trajnim shumë i rëndësishëm, filloi në një kohë të vështirë në pandemi për të vijuar në Katar dhe fatmirësisht erdhi një Shqipëri, jo vetëm për vajzat dhe gratë e Shqipërisë, por për vajzat e futbollit të rajonit.

Padyshim që besoj tek lidershipi i vajzave dhe i grave dhe këtë nuk e them me fjalë por me vepra, sepse në futbollin tonë, qoftë në institucionin e Federatës së Futbollit, por qoftë në përgjithësi në futboll, kemi shumë vajza në poste drejtuese. Vajzat që janë këtu janë drejtuese, përfshirë Evian, përfshirë Anilën, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Federatës”-, tha Presidenti Duka, teksa iu bëri thirrje që të kenë besim dhe të punojnë sa më shumë për të arritur synimet e tyre.

“Jam shumë i bindur që keni mësuar shumë gjëra, keni shkëmbyer eksperienca, por që të bësh lidership nuk mjafton një kurs. Unë besoj që kursi vetëm mund t’ju zgjojë atë ndjenjën për tu bërë lider akoma më të mëdhenj, por ky është një proces që duhet të vazhdohet me indicien që keni marrë këtë javë. Ne kemi shembuj pozitiv në Shqipëri nga të gjitha fushat e jetës, pavarësisht se këtu jemi në futboll, ne kemi kryetaren e parlamentit grua, ne kemi gjysmën e qeverisë me ministre gra, kemi shumë shembuj pozitiv, që cilat do të jenë shembuj për të shtuar akoma edhe më shumë numrin e vajzave në futboll.

Mendoj që duhet të besoni, ajo që është kryesorja duhet të besoni në atë që duhet të arrini. Duhet të punoni për të arritur atë që besoni dhe besoj se këto janë çelësat e suksesit. Çelësat e suksesit janë të njëjtë, si për gra edhe për burra, kështu që duhet të besoni dhe të punoni për të arrit atë që besoni”, – theksoi numri një i FSHF-së.

Në fund të eventit u zhvillua edhe ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për vajzat pjesëmarrëse në këtë program që fokusohet jo vetëm në lidershipin, por edhe në rritjen e diversitetit, përfshirjes dhe qëndrueshmërinë brenda kontekstit të sportit, me qëllim promovimin e lidereve të reja që janë pjesë e kësaj industrie.

 

Etiketa: Ceremoniduka

Lajme të lidhura

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi
Breaking Views

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

20:55 - 23/06/26
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Breaking Views

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

20:48 - 23/06/26
Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin
Sport

Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin

12:13 - 23/06/26
Para
Nuk i del e keqja! Juli përmend emrin e Noizy-it, reagon reperi…

Nuk i del e keqja! Juli përmend emrin e Noizy-it, reagon reperi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës
Breaking Views

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, figurës që artikuloi kërkesat e protestës së një dite më parë,...

Lexo më shumë
Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

20:55 - 23/06/26
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

20:48 - 23/06/26
‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

20:44 - 23/06/26
Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’

Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’

20:35 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişholiganbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet