GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj nuk ndalet, privatizon pronën shtetërore për pallate dhe strehon Bashkinë tek privati

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj nuk ndalet, privatizon pronën shtetërore për pallate dhe strehon Bashkinë tek privati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Uzina “Enver”, është viktima e radhës së betonizimit të Tiranës. Në fshehtësi, pa transparencë, pa asnjë tabelë informuese, Bashkia e Tiranës dhe kompania e ndërtimit “Arlis”, kanë tjetërsuar pronën publike. Asnjë proces ligjor, si tenderi apo ankandi, asnjë arsye ligjore, vetëm një aksion me fadroma, ka mjaftuar që në një pronë publike të jepet për ndërtim.

Në hyrje ka një letër e cila njofton se në një cep të pallatit të sapondërtuar, pak më larg, nga e njëjta kompani, janë zhvendosur zyrat publike. IMT, Policia Bashkiake, QKB dhe zyrat e njësisë 7, shërbenin në atë godinë publike. Tani do të shërbejnë nëpër godina të tjera, njësia 7 në godinën e privatit, në atë godinë, që prishi lulishten e zonës së ish-Parkut të autobusave, për ta betonizuar.

Rezultati është ky që duket, bizneset e ish-ministrave, bashkëpunëtorë të Veliajt, që zënë pronën shtetërore pa procedurë, në shkelje të plotë të ligjit, betonizim, pluhur, ndërtim kapanonesh – geto dhe në fund, edhe strehim të zyrave shtetërore tek private.

Ky është rasti unik që zyrat publike strehohen në një godinë private. Ka ndodhur më parë me kompanitë publike që janë Shoqëri Aksionere dhe funksionojnë si biznese të pavarura, por kurrë me një zyrë publike që ofron shërbime për qytetarët. Një zyrë që duhet t’i trajtojë njësoj, edhe pronarin e kompanisë “Arlis” ku po strehohet, edhe konkurrentin e tij, që duhet të falet tek ai.

Ndër të tjera këtë mund ta konsiderojmë si një precedent të frikshëm. Pasi dhuroi pasuritë shtetërore dhe pronat e ligjshme të pronarëve nëpër duar biznesesh të bashkëpunëtorëve të tij, Erjon Veliaj tani po strehon zyrat e bashkisë në privat. Këtë mund ta bëjë nesër edhe me godinën qendrore të Bashkisë, këtë mund ta bëjë me çdo institucion shtetëror, për ta përdhosur përfundimisht Shtetin.

Etiketa: BashkiaErion Veliajkryesore2pallateprivatiprivatizimPronashteterore

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Zv/kryeministri i RMV: Vendet që nuk iu bashkuan “Open Balkan”, do të pendohen!

Zv/kryeministri i RMV: Vendet që nuk iu bashkuan “Open Balkan”, do të pendohen!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit
Aktualitet

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit

11:40 - 01/10/26

Është shtyrë sërish seanca në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Seanca e radhës do të mbahet më...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

11:33 - 01/10/26
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26
“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com