GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Pësoi goditje shumë të keqe”/ Trump: Netanyahu ishte i papërgatitur

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pësoi goditje shumë të keqe”/ Trump: Netanyahu ishte i papërgatitur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti amerikan Donald Trump kritikoi të mërkurën kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për atë që ai e sheh si mungesë përgatitjeje për sulmin e Hamasit që vrau të paktën 1200 njerëz në territorin izraelit.

Duke folur në Fox News, kandidati kryesor për nominimin republikan përpara zgjedhjeve të 2024 tha se zoti Netanyahu kishte “pësuar një goditje shumë të keqe”.

“Ai nuk është përgatitur. Ai ishte i papërgatitur dhe Izraeli ishte i papërgatitur. Nën Trump, ata as nuk do të kishin nevojë të përgatiteshin”, shtoi ai.

Komentet e ish-presidentit vijnë pasi autoritetet izraelite janë ende duke mbledhur trupa nga viktimat e një prej sulmeve më të këqija të sponsorizuara nga shteti. Ushtria izraelite është përgjigjur duke nisur sulmet ajrore që kanë vrarë të paktën 1200 palestinezë në Rripin e Gazës dhe thuhet se po planifikon një operacion tokësor në Izrael.

Kundërshtari i zotit Trump në garën republikane, guvernatori i Floridës, Ron DeSandis, kritikoi ish-presidentin për komentet.

Është “absurde që dikush”, aq më tepër “dikush që ka kandiduar për president”, do të zgjidhte këtë moment të veçantë “për të sulmuar mikun dhe aleatin tonë, Izraelin”, komentoi guvernatori në faqet e rrjeteve sociale.

Trump dhe Netanyahu kishin një marrëdhënie të ngushtë gjatë mandatit të republikanit (2017-2021), por që atëherë janë shfaqur çarje mes tyre.

Trump iu kundërpërgjigj atyre komenteve mbrëmjen e djeshme, duke sulmuar masat e sigurisë të Izraelit dhe duke këmbëngulur se “disa gjëra kanë shkuar keq në javën e fundit”.

Etiketa: Benjamin NetanyahuTrump

Lajme të lidhura

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Aktualitet

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26
Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë
Aktualitet

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26
Para
Blinken mbërrin sot në Izrael, pritet takim me presidentin palestinez

Blinken mbërrin sot në Izrael, pritet takim me presidentin palestinez

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Aktualitet

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar zvarritjen e punimeve për rrjetin shpërndarës të ujësjellësit në Gjashtë të Sarandës,...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26
Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26
“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

11:05 - 02/08/26
Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

10:49 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com