Nëse ‘Breaking Bad’, seriali i famshëm me laboratorët e metamfetaminës, do të bëhej në Spanjë, lënda e parë do të ishte hashashi, ndërsa vendi ideal për ta xhiruar, këto dhoma të një vile të vogël në periferi të Tarragona-s, rreth 100 kilometër në vijë bregdetare nga Barcelona.
Por filmi dhe realiteti, shpesh herë kanë histori diametralisht të kundërta, dhe në realitetin që do t’ju tregojmë, protagonistët janë disi të ndryshëm nga miqtë tanë, Wollter e Xhesi.
Dhe për t’i njohur e për të mësuar historinë e tyre, ne udhëtuam drejt gadishullit Iberik, atje ku prej vitesh janë bërë të famshme, të ashtuquajturat shtëpi bari në të cilat prej vitesh kultivohet dhe trafikohet hashash ‘Made In Spain’.
Me të mbërritur në Barcelone, nisemi menjëherë drejt qytetit bregdetar me 130 mijë banorë.
Për fat të mirë gjithçka na shkoi mirë, dhe pas një ore udhëtim, kemi arritur të marrim miratimin e tyre për xhirimet.
Pamja e parë përballë nesh, sapo ngjitemi në katin e dytë të banesës, është një dhomë e kthyer në sere kanabisi, në të cilën kur hyjmë temperatura është afër 30 gradë.
Përveç llambave të fuqishme të ndriçimit, në të katër anët e kësaj serre ka ventilatorë dhe tuba aspirimi, ndërkohë i gjithë perimetri është i veshur me plastmas izolues, kjo për të mbajtur konstante temperaturën e dhomës. Në vazot e sistemuara me mjaft rregullsi, janë 170 rrënjë kanabisi. E njëjta sasi është edhe në dy ambiente të tjera të ngjashme. Për tu kujdesur për mbarëvajtjen e bimëve, qëndron ditë e natë ky i ri, së bashku me partneren e tij.
Ai vjen nga një fshat i veriut, dhe punon për llogari të një trafikanti, edhe ai shqiptar. Shumica e këtyre të rinjve, vijnë nga provinca, ku mundësitë janë të pakta. Ata pranojnë të rrezikojnë, vetëm për të bërë ndryshimin e madh në jetën e tyre. Dhe rreziku është gjithmonë prezent, pas dere.
Dhe sa më shumë rritet bima, aq më i madh bëhet rreziku. Por derisa të vijë momenti i korrjes së kanabisit, ka disa etapa në të cilat duhet të kalohet. Për të mbajtur sa më shëndetshëm bimën, si një agronom i mirë, ai duhet te kujdeset edhe për trajtimin e saj me metoda shkencore.
Në fakt shihet qarte që këta mjeshtrja të zanatit kanë evoluar si në organizim ashtu edhe në teknologji. Pra, jemi thuajse në gjysmën e punës, dhe për të mbërritur deri në fazën e korrjes, duhet treguar shume kujdes, sepse bima është si njeriu.
Raportet me njerëzit përreth, janë një element tepër i rëndësishëm për te mos përfunduar ne duart e policisë. Dhe duket se ky i ri, është mjaft i qarte ne atë çfarë bën. Kuptohet se për këtë e ndihmon shume edhe fakti qe është i shoqëruar nga partnerja, e cila ne ketë rast bën me kohe te plote zonjën e shtëpisë.
Te kapi ndonjë magazine, sepse shqiptaret gjithnjë e me shume po synojnë te marrin ambiente disa here me te mëdha se sa këto shtëpi te vogla, kjo me qëllimin qe te mbjellin sa me shume rrënje hashashi
Pas shtëpisë se pare, jo shume larg, kemi mundur te hyjmë ne një tjetër banese, ne te cilën duket se gjerat nuk kane shkuar ashtu siç duhet. Pasi jemi njohur me punën e përditshme, ne heshtje dhe gjithmonë ne rrezik, qe bëjnë punëtoret ne këto shtëpi bari, është momenti të njihemi me pronarin i cili përveçse financon kultivimin, merret edhe me trafikimin, në Spanjë dhe vende te tjera të Europës./Emisioni “Piranjat”
Discussion about this post