GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bumçi: Rama bën fjalime, Vuçiç merr fondet nga BE

22:02 - 16/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bumçi: Rama bën fjalime, Vuçiç merr fondet nga BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aldo Bumçi, ish-ministër i Jashtëm gjatë qeverisjes së PD-së, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor nuk ka ndaluar dhe se tashmë BE-ja ka më shumë përvojë për të anëtarësuar vende të tjera. Por, sipas Bumçit, këto vende nuk kanë qenë gati për t’u anëtarësuar me bllokun.

Duke analizuar thithjen e fondeve të BE-së nga këto vende Bumçi perifrazoi presidentin serb, Vuçic, që shprehej se Rama ishte lider i madh global, për të deklaruar se ndërkohë që ai bënte fjalime Serbia merrte fondet e BE-së.

Debati

Aldo Bumçi: Dera nuk u mbyll nga Bashkimi Evropian, por asnjë nga vendet nuk kishin asnjë shans për t’u integruar se nuk ishin gati.

Ylli Rakipi: Unë kam idenë se edhe vetë Perëndimi nuk është i përgatitur që ta zgjerojë BE-në. P.sh. ne kur na donin për në NATO ne ishim vendi më pocaqi në botë, të themi të drejtën, nga ana ushtarake, jo vetëm ne, por gjithë rajoni. Por ata, kur të duan, të rrëmbejnë.

Aldo Bumçi:
Nuk ka ndaluar asgjë. BE ka një përvojë të jashtëzakonshme me zgjerimin sepse është zgjeruar në ish-diktaturat ushtarake Spanjë, Portugali, Greqi, u zgjerua më pas në ish-vendet komuniste dhe ne jemi faza e fundit. Pra ka një përvojë më të madhe se në fillim, se sa kohë i duhet Evropës Qendrore, Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë për t’u bërë gati.

BE ka patur një efekt për t’i ngritur vendet me një shpejtësi shumë të madhe dhe integrimi i Evropës Qendrore dhe Lindore ka ndodhur për një dekadë e gjysëm. Asnjë transformim kaq i madh nga ekonomia e centralizuar në ekonomi tregu, nga totalitarizëm në demokraci, nga vend pa të drejta njeriu në të drejta njeriu në asnjë cep të globit nuk ta gjesh kaq të shpejtë. Kjo është gjysma e historisë, tjetra është e shoqërive. Ai të motivon, ti duhet të bësh gjysmën tënde.

Dhe ky proces ka të mira se i gjithë rajoni është i përfshirë si të barabartë. Kosovë, Serbi si të barabartë, ishte BE-ja si garant dhe mekanizmi i fondeve. Serbia është vendi i parë që ka fituar më shumë, pastaj Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria e fundit.

Vuçiç pati deklaruar për Ramën: Ky është lideri i madh global.

Lideri i madh bënte fjalime, Vuçic tregonte projekte dhe merrte lekët. Nga ky projekt gjithëpërfshirës me BE-në, Rama shkoi dhe kërceu te “Ballkani i Hapur” ku nuk ishte as Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Pra nga gjithëpërfshirës me 6, shkoi me 3. Këtu ishte Evropa, këtu s’ishte Evropa. Këtu ishin fondet e BE-së, këtu s’ishin fondet e BE-së.

Etiketa: BEbumcifondeRamaVucic

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Lubonja për çështjen e Ahmetaj: Po bëhet ‘kokë turku’, s’ka vepruar pa Ramën

Lubonja: Procesi i Berlinit ka dështuar, tani mban gjallë utopinë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com