GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gabim në përkthim apo paralajmërim mbi Kosovën? Ja deklarata e plotë e Macron

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gabim në përkthim apo paralajmërim mbi Kosovën? Ja deklarata e plotë e Macron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duket se një gabim i përkthyeses në Tiranë, ka shkaktuar tronditje në skenën politike në Kosovë.

Kjo pasi përkthyesja e ka përcjellur deklaratën e Macron si pezullim i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Megjithatë, Radio Evropa e Lirë në përkthimin e saj e ka sqaruar se Macron nuk ka folur për pezullim. Por, për mbajtje të fjalës së dhënë.

 “Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron sipas artikullit të REL.

Kurse, përkthyesja në Shqipëri dha komplet qasje tjetër.

Sipas citatit të publikuar, thuhet se Macron ka deklaruar që vizat për Kosovën janë pezulluar nga ana e Francës, pasi Kosovës iu besuan për çështjen e vizave, por “fjala nuk është mbajtur”.

“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”,  citohet se ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ndërkohë në një deklaratë zyrtare, Zyra e Presidentit të Francës sqaron se “Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”.

Ndërsa, Kryeministri Rama ka deklaruar që “i rrëqethet mishi kur mendon që mund të ketë rindalesë në liberalizimin e vizave”.

“Mua më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, në anën tjetër, nuk duhet të rrijmë, ta kërkojmë të presidenti i Francës, duhet ta kërkojme të vetja, ta bëjmë ne, ta bëjë Kosova paqen, pjesën e vetë, t’ia lë Serbinë në dorë BE-së e ShBA-së që të merren me të”, u shpreh ai.

Presidenti ka thënë se ribashkimi i Evropës nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon.

“Unë jam i bindur se epoka që po hapet dhe ju keni rol të rëndësishëm, është ribashkimi i Evropës tonë, që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon, tensione që ne i njohim mes Beogradit dhe Prishtinës, gjë që duhet të na çoi t`i zgjedhin të gjitha mos marrëveshjet që na shqetësojnë. Por këtu ka një rrugë, ka një vullnet, kemi treguar me udhërrëfyesin franko-gjerman, me të cilin do të vazhdojmë”, ka thënë Macron.

Etiketa: deklarataKosovaKryesore1Macron

Lajme të lidhura

Arben Kola nga protesta: Policia futi individë të lidhur me bandat, të thernin Gent Prognin!
Aktualitet

Arben Kola nga protesta: Policia futi individë të lidhur me bandat, të thernin Gent Prognin!

20:28 - 27/07/26
Pankartat ironike shoqërojnë protestën e 58-të para Kryeministrisë
Aktualitet

Pankartat ironike shoqërojnë protestën e 58-të para Kryeministrisë

20:14 - 27/07/26
Vrasja e gazetarit sportiv në Itali, gjykata lë në burg 26-vjeçarin e dyshuar për krimin
Aktualitet

Vrasja e gazetarit sportiv në Itali, gjykata lë në burg 26-vjeçarin e dyshuar për krimin

19:37 - 27/07/26
Para
Ndërron jetë në Vorë shoferi nga Maqedonia e Veriut

Aksidenti në Qafë Thanë, dy të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arben Kola nga protesta: Policia futi individë të lidhur me bandat, të thernin Gent Prognin!
Aktualitet

Arben Kola nga protesta: Policia futi individë të lidhur me bandat, të thernin Gent Prognin!

20:28 - 27/07/26

Aktivisti Arben Kola nga protesta ka akuzuar Policinë e Shtetit për mënyrën e menaxhimit të tubimeve dhe duke ngritur pretendime...

Lexo më shumë
Pankartat ironike shoqërojnë protestën e 58-të para Kryeministrisë

Pankartat ironike shoqërojnë protestën e 58-të para Kryeministrisë

20:14 - 27/07/26
Kaos tek Italia, Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga strukturat drejtuese

Kaos tek Italia, Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga strukturat drejtuese

19:50 - 27/07/26
Vrasja e gazetarit sportiv në Itali, gjykata lë në burg 26-vjeçarin e dyshuar për krimin

Vrasja e gazetarit sportiv në Itali, gjykata lë në burg 26-vjeçarin e dyshuar për krimin

19:37 - 27/07/26
Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës

19:11 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com