GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Macron i jep leksion Ramës për vendimmarrjen në BE: Vendos vota…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron i jep leksion Ramës për vendimmarrjen në BE: Vendos vota…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të shprehë sot kritika lidhur me mënyrën se si merret vendimi në Këshillin Europian, ku pavarësisht peshës së secilit vend, mund të bllokojë një proces ai që ka peshën më të vogël.

Dhe si për ta ilustruar këtë gjë, Rama mori si shembull një familje ku në tryezë ulen të gjithë brezat, nga gjyshi, te prindërit, fëmijët dhe nipërit dhe stërnipërit ku edhe këta të fundit kanë të njëjtën peshë në vendimmarrje sa të mëdhenjtë.

Por Presidenti Macron i është përgjigjur Ramës duke thënë se në BE të gjitha vendet janë të barabarta, teksa shtoi se Europa, përfshi edhe Francën ka humbur në histori nga hegjemonia.

Replikat:

Rama: Bashkimi i Europës duhet të ndodhë dhe mund të ndodhë se nuk ta jep Bashkimin e Europës fakti që ne kemi statusin e anëtarit të plotë apo nuk e kemi. Nuk të bën të bsahkuar me Europën fakti që e ke të drejtën e votës apo nuk e ke të drejtën e votës në Këshillin Europian. Nuk të bën të bashkuar me Europën që të gëzosh brenda për brenda BE-së të njëjtën fuqi në vendimmarrje si Franca. Se edhe kjo është një çmenduri. Më vjen keq ta them në sy të Presidentit, por mua Këshilli Europian sot më duket si një familje ku gjyshërit, prindërit, fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve janë në të njëjtën tavolinë dhe të gjithë kanë njësoj të drejtë të ndalojnë vendimmarrjen. Në cilën shtëpi funksionon kjo? Gjithë pjesa e urtë dhe me eksperiencë e shtëpisë thotë “duhet të marrim këtë vendim”. Çohet stërnipi dhe thotë “jo, nuk dua. Iki”. si funksionon kjo? Ndërkohë që Europa përballet me fuqira të mëdha, të vjetra dhe të reja që kanë një kapacitet vendimmarrës vertikal dhe strategjik. Ky është një problem fatmirësisht për dhe fatkeqësisht për Presidentin, që duhet ta zgjidhin këta, nuk e zgjidhim ne. Ne na duhet vendi ynë aq sa na takon, në një familje të bashkuar ku ka hierarki dhe ku nuk i merr koka erë stërnipit shqiptar që të thotë “e mori Skënderbeu edhe Europën”.

Macron: Në momentin kur ulemi rreth tavolinës dhe unë mendoj që kjo ndodh tani në Komunitetin Politik Europian, nuk ka më gjyshër dhe nipër, ka vetëm të barabartë. Ky është gjenialiteti i kësaj Europe. Europa e ka humbur gjithmonë rrugën në luftëra civile sepse ishte histori hegjemonisë. Edhe Franca ka kontribuar në këtë aventurë hegjemonie përmes historisë së saj. BE nuk ka hegjemoni, çdo votë vendos. Pastaj mund të vendosim shumicë të cilësuar, mund të bëhen aleanca, por secili respektohet si i barabartë. Nëse nuk kemi kulturë, sensi i përgjegjësive mund të bllokohet. Askush nuk mund të thotë “Unë e di sepse jam vend i madh, jam vend i mirë”. Kjo është e mrekullueshme sepse është çelësi i ekuilibrit tonë prej 70 vitesh.

Etiketa: BEMacronRama

Lajme të lidhura

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës

19:11 - 27/07/26
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
Aktualitet

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

18:44 - 27/07/26
PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin
Aktualitet

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

17:41 - 27/07/26
Para
U21/ Shqipëria ruan kreun e grupit, mposht Malin e Zi (VIDEO)

U21/ Shqipëria ruan kreun e grupit, mposht Malin e Zi (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës

19:11 - 27/07/26

Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 58-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje...

Lexo më shumë
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

18:44 - 27/07/26
Manchester City, klubi që përfiton më shumë nga Botërori: Merr mbi 4 milionë euro nga FIFA

Manchester City, klubi që përfiton më shumë nga Botërori: Merr mbi 4 milionë euro nga FIFA

18:08 - 27/07/26
PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

17:41 - 27/07/26
Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë

Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë

17:11 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com