GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmoi gruan me hanxhar në Korçë, autori: Më hidhte ilaç në ushqime

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Korçë/ Plagoset me mjete të forta një grua, kapet autori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme u shënua një ngjarje e rëndë në qytetin e Korçës, ku një person ka sulmuar një grua me hanxhar në pazarin e qytetit, sikurse ka plagosur edhe një person tjetër që ka ndërhyrë.

Por, Jonis Mazllëmi, autori i kësaj vepre,  ka pohuar se shitësja e dyqanit i hidhte ilaç në ushqime me qëllim për ta sëmurur.

Ndaj dhe ai është ngritur në 03:00 të natës dhe ka marrë hanxharin e mishit, duke pritur mëngjesin për të bërë sulmin.

Mazllëmi është arrestuar për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Aleksandra Milka, dhe “Plagosjen e lehtë” të dy personave të tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje Jonis Mazllemi ka deklaruar se:

“…në lidhje me sa po me pyesni dua të them se sot rreth 3 të mëngjesit jam zgjuar nga gjumi. Pasi jam zgjuar kam qëndruar në banesën time dhe kam parë televizor. Ashtu siç ju thashë më lart, unë kam qënë vetë në banesën time sepse kam 10 ditë që rri pa ngrënë ushqim.

Dua të shpjegoj se problemi im me ushqimin qëndron sepse një shitëse që është tek një dyqan poshtë pallatit tim, në ushqimet që mund të konsumoj unë, iu hedh gjëra për të më semurur.

Po kështu dua të sqaroj se une nuk marr dot as ushqime jashtë, sepse kjo gruaja iu ka thene dhe njerëve të tjerë që në momentin që unë do të kërkoj ushqim, të me hedhin ilaçe të ndryshme për të më këputur këmbët.

Për këtë arsye, sot rreth orës 10:00, kam marrë nga banesa hanxharin e shtëpisë që e kemi për të prerë mish dhe jam nisur për ta frikësuar këtë gruan që të më lerë të qetë në hallet e mia.

Kam zbritur poshtë pallatit dhe kjo gruaja më ka dalë përpara rrugës, ashtu siç me del çdo dite. Une sa e kam parë që më ka dalë përpara e kam goditur nga këmbët me hanxhar. Ajo është mbrotjur me dorë.

Dua të them se gjatë këtij momenti ka ndërhyrë një burrë për të na ndare dhe atë e ka prekur pak hanxhari kur po na ndante.

Pastaj mua më kanë ulur poshtë në tokë, më kanë shtrirë dhe ka qënë në grup njerëzish që janë turrur dhe më kanë goditur me shkelma. Unë kam qëndruar ashtu i shtrirë derisa ka ardhur dhe me ka marrë policia…”.

 

 

Etiketa: GruahanxharKorçë

Lajme të lidhura

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!
Aktualitet

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Para
Abuzime me tenderat, SPAK “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës

Abuzime me tenderat, SPAK “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut
Botë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26

Anija ruse “Ursa Major”, e cila dyshohet se transportonte komponentë të reaktorëve bërthamorë për në Korenë e Veriut, u fundos...

Lexo më shumë
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com