GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthimi në Gërdec, Mediu: Sabotazh, u paralajmëruam nga…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedia e Gërdecit, shtyhet për më 23 mars seanca paraprake
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili po gjykohet në GJKKO lidhur me tragjedinë e Gërdecit, tha në emisionin “Breaking” se shpërthimi i 15 tetorit 2008 mund të ishte një sabotazh.

“Ne kemi pasur një paralajmërim kur unë kam qenë në Bruksel sëbashku me drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, që ne duhet të kishim vëmedje për ngjarje të jashtëzakonshme që mund të ndodhnin para marrjes së ftesës për anëtarësim.

Është bërë e qartë edhe në takim nga zv drejtoreshën e inteligjencës së NATO-s. Më tej ne e kemi prezantuar këtë shqetësim te kryeministri, te kreu i SHISH, te presidenti, te shefi i shtabit dhe ka shkresa për këtë.

Drejtori i SHISH ka sjellë disa fakte, të cilat nuk e devijojnë hetimin, por nga pikëpamja e një shteti serioz patjetër që duhet analizuar, jo nga gjykata por nga strukturat  e sigurisë  që marrin gjithë informacionin e inteligjencës për të dalë në një përfundim”, tha Mediu.

Sipas tij, këto informacione nuk u analizuan asnjëherë.

“Është e turpshme për këtë shtet që nuk i analizon jo për efekt të procesit gjyqësor, por për efekt të sigurisë së vendit. Unë i këkroj dhe më thonë që i kemi konfidenciale.

Nëse ka një ngjarje që duhet analizuar dhe duhet analizuar seriozisht është kjo. Nëse ka një paralajmërim nga NATO, nëse ka një informacion nga drejtori i SHISH për konflikt biznesi, për pjesëmarrje ose prezencë të njerëzve që nuk kanë interes për Shqipërinë, apo edhe për interesa të shërbimeve inteligjente  …. Dhe po e them konkretisht për kreun e Shërbimeve Inteligjente maqedonase, që është ai që ka krijuar atë situatë në Kumanovë që ka pas dorë në këtë proces, atëherë le ta analizojmë, nëse ka pasur ndërhyrje apo jo. Nuk i kam thënë unë keto janë pjesë të dokumentacioneve që janë në Këshillin e Sigurimit”, tha Mediu

Duke e konsideruar procesin gjyqësor si të paligjshëm, Mediu u shpreh se po tentohet të krijohet një lloji procesi publik.

“Prokuroria ka rënë dakord që Mediu nuk ka lidhje me shpërthimin e Gërdecit. Nga dëshmitarët ishte e qartë se as kam qenë në Gërdec dhe as kam pas lidhje me familjarët dhe as me mënyrën si është bërë procesi nga kompania private.

Kur ndodhin ngjarje të tilla duhen parë në një kontekst më të gjerë se sa konteksti i ngushtë politik apo i momentit. Për faktin, sepse ne nuk jetonim në një pranverë anëtarësimi në NATO. Anëtarësimi i Shqipërisë pa dyshim që kishte kundërshtarët e vetë, qoftë fqinj, qoftë interesa që nga pikëpamja gjeopolitike nuk janë për zgjerimin e NATO-s në Ballkan. Këtë e ka bërë të qartë Putin në Konferencën e Sigurisë në Mynih që ka thënë që Ballkani është backyard i Rusisë dhe ne nuk lejojmë zgjerimin”, tha ai.

Etiketa: GerdeciMediusabotazh

Lajme të lidhura

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Para
Ja pse u lirua nga burgu Martin Bardhi, dorëzoi filmime se ishte…

Vrasja e Martin Bardhit, ja detaji që zbulohet pas 3 javë hetimesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Horoskopi

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26

Dashi Sot ndjeni një impuls të fortë për të filluar diçka të re ose për të vendosur qartë kufij aty...

Lexo më shumë
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

07:34 - 02/08/26
Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com