GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dy transformatorë të artë, 8 MLN Euro: Tenderi pa garë i Karakaçit dhe Dalipit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy transformatorë të artë, 8 MLN Euro: Tenderi pa garë i Karakaçit dhe Dalipit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tender i dyshimtë më vlerë të madhe në OSSH, i firmosur nga drejtori Blendian Dalipi. Nga njëra anë drejtori mburret se ka ulur humbjet e energjisë kwtw vit me 1.2%, nga ana tjetër i bie me top fondeve. Para disa ditësh drejtor Dalipi ka firmosur rreth 8 milionë euro për të vendosur dy transformatorë tek Nënstacioni i Zogut të Zi në Tiranë. Më saktë ky është një tender i OSHEE-së përmes OSSH, që është në varësi të këtij grupi.

Pra, ky fluks i madh eurosh nuk mund të lëvizë pa miratimin e shefit të madh Enea Karakaçi.

Duke qenë se biznesi po e paguan më shtrenjtë furnizimin me energji, e pasuar kjo me efekt tek çmimet e produkteve të ekonomisë, Dalipi me miqtë e tij afaristë i paskan ngritur çmimet e transformatorëve në kupë të qiellit.

Kontrata abuzive është lidhur më datë 18 tetor 2023 nga drejtori i OSSH, Blendian Dalipi. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Fuqizimi i N/Stacionit 110/20kV Zogu i Zi (2×40) MVA”, me fond limit 649 962 549.00 lekë, por duke i shtuar TVSH-në llogaritet në mbi 7.8 miliardë lekë. Epo këta transformatorë nuk qenkan prej bakri, duhet të jenë me pjesë floriri dhe platini!

Gara për këtë tender është mbyllur më datë 29 shtator 2023 dhe me datë 3 tetor 2023 janë njoftuar fituesit. Nuk është vonuar fare! Dalipi e ka pasur skemën gati skemën e një tenderi fasadë.

Siç shohim në dokumentet e tenderit, kontrata është publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike më datë 18 tetor 2023 dhe nuk shoqërohet me asnjë analizë të projektit. Sa është çmimi i një transformatori? Kjo nuk shifër nuk tregohet as në shtyllën e çmimeve tek preventivi i investimit, as tek kontrata. Për ta bërë sa më të shtrenjtë këtë projekt shtohen edhe punime të tjera si suvatime dhe betonime, ndërkohë që objekti ekzistues është modern dhe i investuar disa herë nga OSHEE. A ka ndonjë çmim reference mbi të cilin është llogaritur fondi limit. Sa është garancia dhe a do të jenë të rinj këta transformatorë? Cilat janë penalitetet në rast se ka defekte? Përse duhen 2 vjet për t’i vendosur transformatorët? Të gjitha këto duhet të argumentoheshin dhe të bëheshin publike, sepse janë paratë që dalin nga faturat qytetarëve dhe xhirohen nga Thesarit i Shtetit, jo nga shpella e Ali Babës.

Ndërkohë, nga një shqyrtim i thjesht i dokumenteve, Gijotina.com ka vënë re se tenderi është dhënë pa garë. Njëri subjekt i paraqitur është bashkimi i operatorëve “Aci engineering” shpk me pronar Petraq Shomon; “T&XH” shpk një firmë në pronësinë e Përparim Cenës dhe “H&E Energy” shpk me pronar Hajdar Kurtin. Këto janë kompani relativisht të reja të krijuara në vitet 2016- 2017, por me bilance të ushqyera me qindra milionë lekë kryesisht nga kontratat me OSHEE-në. Bashkimi ka prezantuar ofertën me vlerë 627,480,498.74 lekë (pa TVSH).

E dyta në “garë” është kompania “Senka” shpk. Për çudi kjo e fundit ka paraqitur ofertën me vlerë “zero lekë”. Ç’ka do të thotë se ka marrë pjesë fiktivisht në garë! Është një çudi e madhe që një kompani e vjetër si Senka, me pronar Ylli Senkën, me një biografi të pasur punimesh publike të kryera qysh nga viti 1994, nuk ka paraqitur ofertë ekonomike. Gjithsesi me prezencën e saj, “Senka” thjesht ndihmoi komisionin që të jetë në rregull dhe të mos anulojë tenderin. Rrjedhimisht mbetet që të shpallet fituese oferta e vetme.

Kështu, pa garë fare, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Aci engineering” shpk, “T&XH” shpk dhe “H&E Energy” shpk, që do të xhirojnë për këtë punë afro 8 milionë euro.

Një shifër e tillë kaq e madhe ka dyshime se po shpërdorohet masivisht nga Blendiani dhe Enea. Këtë e përforcon edhe fakti se nga dy firma fitoi ajo që dha ofertë sa 97% e fondit limit. Ky raport tregon qartë se kemi të bëjmë me një tender ku fituesi është paracaktuar.

Gijotina.com nuk është e vetmja që del në konkluzionin se tenderi është i korruptuar! Vlerësimi që ka bërë monitoruesi Open Data për këtë prokurim është me “Red Flag”, për arsye se është i lartë risku i korrupsionit të zyrtarëve me fondin.

Nëse për Agjencinë e Prokurimeve Publike nuk përbën asnjë problem fati i 8 milionë eurove dhe nuk ka filluar hetim administrativ, SPAK-u duhet të alarmohet.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Dalipikarakactendertransformator

Lajme të lidhura

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës
Breaking Views

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

16:40 - 05/08/26
Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn
Breaking Views

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Para
Ish e fejuara e Berishës tregon si shoqja i mori të dashurin

Ish e fejuara e Berishës tregon si shoqja i mori të dashurin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut
Aktualitet

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit për krijimin e një kompanie të re shtetërore që do...

Lexo më shumë
Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

11:51 - 06/08/26
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

11:32 - 06/08/26
“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

11:24 - 06/08/26
Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

11:08 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com