GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Fast Albania në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Part of”, u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në shtetin e Italisë, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Fatlum Murçaj, 32 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe.

32-vjeçari akuzohet nga autoritet e Italisë, i pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.

Njoftimi i policisë:

FAST Albania/Bashkëpunim intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet në Shkodër, operacioni policor i koduar “Part of”.

I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht.

Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Part of”.

Si rezultat i operacionit, u lokalizua në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, 32 vjeç.

 

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit.

Etiketa: arrestkerkimKryesore1Shkodër

Lajme të lidhura

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS
Aktualitet

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

13:50 - 15/05/26
Evi Kokalari: Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në
Aktualitet

Evi Kokalari: Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në

13:47 - 15/05/26
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit
Aktualitet

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit

13:33 - 15/05/26
Para
Hapet koridori në Rafah, kamionët me ndihma futen në Gaza

Hapet koridori në Rafah, kamionët me ndihma futen në Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi
Botë

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi

15:12 - 15/05/26

Dy persona në bordin e avionit humbën jetën pasi një avion i vogël u përplas me një banesë në shtetin...

Lexo më shumë
Euro prek minimum të ri historik, dollari në nivelin më të ulët që nga 2008

Pagat mesatare në të gjithë Evropën: Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta

14:46 - 15/05/26
Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’

14:20 - 15/05/26
Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

13:50 - 15/05/26
Evi Kokalari: Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në

Evi Kokalari: Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në

13:47 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com