Dy vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj do të dalin para gjykatës për tentativën e vrasjes së Geron Hasanbellit përkundrejt pagesës nga hasmi i këtij të fundit, Kasandër Noga.
Ata do të ulen në bankën e të pandehurve për akuzën e kryerjes së kushteve për të kryer vrasjen e Geron Hasanbellit, për llogari të kundërshtarit të tij të përbetuar Kasandër Noga, i cili është autor i masakrës së Sanatoriumit në vitin 2000.
Për të kryer krimin ata në fillim kanë bashkëpunuar me Alban Skonjën e Ilirjan Fecin dhe gjatë muajve korrik gusht 2021, të nxitur dhe të kontaktuar prej tyre kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës me qëllim vrasjen,sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se pasi nuk mundën ta kryejnë vrasjen, Skonja dhe Feci janë tërhequr dhe në këtë grup është angazhuar Kevin Zeneli, i cili është personi që mbante kontakte dhe lidhje me Kasandër Nogën.
Vëllezërit kanë treguar se në shënjestër të Nogës, nuk ishte vetëm Geron Hasanbelli,por edhe Arben Mërkuri nga Sukthi i njohur me nofkën Maneci. Sipas dosjes hetimore, porosinë për krimet Kasandër Noga e bënte përmes Kevin Zenelit.
Në momentin që njeriu i Nogës ka hyrë në lojë, vëllezërit kanë nisur vëzhgimin e Geron Hasanbelli dhe kur kanë mësuar se ai ishte zhvendosur në Tiranë, në zonën e Don Boskes, kanë marrë shtëpi me qira aty pranë. Për ditë më radhë ata kanë vëzhguar lokalin Focus si dhe lokalin tabakino, që janë në pronesi të nipërve të Hasanbellit.
Vëllezërit spo arrinin ta përfundonin punën e marrë përsipër dhe sipas tyre, Kevin Zeneli vendosi të shkonte të kryente vrasjen. Në përpjekje për të ekzekutuar Hasanbellin, shkaktoi masakrën e Don Boskos, më 4 janar 2022 duke vrarë gabimisht Erjon Celën dhe plagosur disa të tjerë.
Por edhe pas masakrës së Don Boskos, Beqirajt vijuan vëzhgimin e kundërshtarit të Kasandër Nogës, ky i fundit aktualisht ndodhet i arrestuar në Belgjikë, për vrasjen në tentativë ndaj shtetasit Mikel Rakipllari alias Erion Hasanbellit, vëllait të Geron Hasanbellit. Si ekzekutor në këtë ngjarje, dyshohet Kevin Zeneli.
Nga hetimi rezulton se në telefonin celular të Kasandër Nogës ka të dhëna me interes edhe për ngjarje të tjera të ndodhur në Shqipëri dhe për marrjen e këtyre të dhënave prokuroria i është drejtuar Belgjikës me letërporosi.
Pavarësisht këtyre ngjarjeve të rënda dhe zhvillimeve që po ndodhnin, vëllezërit Beqiraj vijuan punën dhe siguruan lëndë plasëse dinamit, nëse do t’iu nevojitej për vrasjen e Hasanbellit. Lëndën shpërthyese ja blenë të pandehurit, Idajet Hoxha, të cilin e kishin njohur përmes Pellumb Hoxhës.
Lënda plasëse sipas prokurorisë ishte siguruar në një minierë në Bulqizë. Në tetor 2022, vëllezërit Beqiraj u mbajtën peng disa orë nga njerëzit e Aleksandër Lahos i njohur me nofkën Rrumi, të cilin po e vëzhgonin dhe bënin plan për ta vrarë. Pasi u liruan ata rrëfyen krime të rënda, për të cilat prokuroria e ka çuar çështjen dhe po vijon hetimet.
Të pandehurit dhe akuzat:
Gentian Beqiraj, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve”
Indrit Beqiraj, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve”
Pëllumb Hoxha, i akuzuar për “moskallëzim krimi”
Idajet Hoxha, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”.
Arrestimi i dy vëllezërve dhe zbardhja e krimeve
Dy vëllezërit u arrestuan në kuadër operacionit ‘Porositësi’ të zhvilluar në Durrës. Ngjarja e 2 tetorit 2022 në aksin nacional Tiranë-Durrës, ku u dhunuan vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, u bë shkak për zbardhjen e një grupi kriminal të përfshirë në disa vrasje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 të së shtunës së 2 tetorit të vitit të kaluar kur vëllezërit Beqiraj udhëtonin me një motor tip “Piaggio” nga, i drejtuar nga Gentiani.
Mjeti i vogël u godit nga pas nga një automjet me ngjyrë të zezë. Pas kësaj, pranë tyre është afruar edhe një mjet tjetër dhe disa persona kanë dalë nga mjetet, ku kanë nisur të dhunojnë shtetasit Gentjan dhe Indrit Beqiraj. Më pas, këta persona kanë marrë me dhunë dhe kanë futur në makinë Indrit Beqirajn, duke udhëtuar për disa minuta.
Teksa vëllai tjetër ka lajmëruar policinë, forcat e rendit janë vënë në lëvizje. Në këtë moment, i riu është lënë i lirë dhe personat që e morën peng janë larguar pa gjurmë nga vendi i ngjarjes.
Pas rreth gjysmë ore, dy vëllezërit janë paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, ku kanë bërë denoncim dhe kanë treguar çfarë u kishte ndodhur, duke krijuar dyshime se autorë të ngjarjes janë persona që kanë lidhje me shtetasin Aleksandër Laho.
Në dosjen hetimore thuhet se Indrit Beqiraj ka deklaruar “me vetë përgjegjësi dhe faktin qe dhe ai në bashkëpunim me Gentian Beqiraj, Ilirjan Feci, Kevin Zeneli (Suçi), duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin, të nxitur kundrejt pagesës nga shtetasi Kasander Noga, e më pas dhe nga shtetasi Flamur Bejko, kanë dashur të vrasin me armë zjarri shtetasit Geron Hasanbelliu, banues në Fier si dhe nipat e tij, si dhe shtetasin Arben Merkuri, banues ne Sukth Durrës, ku për kryerjen e këtyre vrasjeve nga shtetasit Ilirian Feci e Kevin Zeneli iu janë dhënë armë zjarri pistoleta të llojeve të ndryshme, katër copë, si dhe një autoveturë me targa të huaja e kanë marrë dhe një banesë me qira në Tiranë.
Po ashtu, kanë marrë dhe një armë automatik tip kallashnikov e fishekë nga shtetasi Armando Daka, banues në Plazh Durrës, si dhe të shtyrë nga Flamur Bejko kanë blerë një armë pistoletë nga shtetasi Armando Lama dhe kanë siguruar dhe lëndë plasëse dinamit të blera nga shtetasi Idajet Hoxha banues ne Bulqizë, me të cilin do të demonin apo shkatërronin pronën e disa djemve qe kishin konflikt me Flamurin”, mësohet se të kenë deklaruar ata.
Operacioni
Dëshmia e vëllezërve Beqiraj çoi në realizimin e operacionit “Porosia”, duke çuar prapa hekurave 14 persona dhe duke shpallur në kërkim disa të tjerë. Ndërsa, pjesa më e madhe e të arrestuarve kanë role dytësore në grupin e strukturuar kriminal, “kupola” e tij ndodhet ende në arrati, përkatësisht Kevin Zeneli, i cili ndodhet jashtë vendit.
I riu vetëm 23-vjeç, u largua nga Shqipëria pas vrasjes në zonën e Don Boskos në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 4 janar të këtij viti, duke lënë pas një të vdekur e katër të plagosur, të gjithë të pafajshëm dhe që nuk kishin lidhje me shënjestrën e tij. Ndërkohë, i konsideruar si financuesi i grupit, Kasandro.
Discussion about this post