Zbardhen përgjimet mes farmacistëve dhe furnizuesve të arrestuar sot në Tiranë, të cilët tregtonin medikamente mjekësore nga vendet si Italia, Greqia dhe Kosova, më pas i shisnin ato në qytete të ndryshme me çmime të larta.
Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj furnizonte farmacitë me ilaçe kontrabandë pa pullë fiskale, u zbulua nga përgjimet. 5 prej të cilëve janë nën masën arrest me burg në mungesë, ndërsa për të tjerët është urdhëruar ndalimi i menjëhershëm.
Hetimet nga prokurori Bledar Valikaj zbulon se ata ekspozohen me role të ndara, farmacistë dhe transportuese që kontrabandonin ilaçe të domsoshme për mjekim në disa qytete. Gazetarja Anila Hoxha mëson se në këto hetime janë përdorur metoda stimuluese, dy agjentë të policisë janë paraqitur për të blerë ilaçe si persona të interesuar. Operacioni u ndërpre mbrëmjen e kaluar sepse njëri nga furnizuesit ka kërkuar verifikim Në dosjen bëhet fjalë për ilaçe të tilla si: Klaricid, Ceclor, Ceftoral, Zithroma, Depon, Zithromax, Zoloft, Flagyl, Bisovlon, Diamicron, Diovan, Diovan, Vermox etj.
Janë marrë në pyetje të arrestuarit në kushtet e flagrancës, që kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se ilaçet ishin të kontrabanduara, por sipas tyre, medikamentet janë të domosdoshme
Në dosjen voluminoze të zbardhur nga redaksia e TCH web, farmacistët komunikojnë në aplikacionin “WhatssApp” me furnizuesit për çmimet dhe për mënyrën sesi do të transportoheshin ilaçet, të cilat vinin nga dogana e Greqisë dhe e Kosovës.
Devis Beqiri ka deklaruar se ai ka qenë i punësuar në shumë subjekte farmaceutike. Duke qenë i angazhuar në këtë sektor, ai ka krijuar kontakte dhe njohje me profesionistë të fushës, si mjekë apo farmacistë. Pasi ka mbetur pa punë dhe në kushte të vështira familjare, ishte i divorcuar dhe më një fëmijë të vogël, e kanë detyruar atë të përfshihet në kontrabandimin e ilaçeve. Por ai ka cilësuar se barnat të cilat tregtonte ishin cilësore.
Gentian Beqiri ka deklaruar se lidhur me aktivitetin që zhvillon i vëllai nuk ka dijeni për mënyrën si shiten apo si blihen ilaçet, por aktiviteti është i ligjshëm pasi i vëllai e njëh sektorin e farmaceutikës.
Në bisedat e kryera është edhe biseda e Dine Thaqit, i cili pyet furnizuesit nëse i ka gati porositë dhe insiston për takim. Ata kanë shkëmbyer një zarf tek Tajvani pasi subjekti ka qene aty përgjatë gjithë natës në Kazino. Ai është me origjinë nga Kosova dhe dyshohet se ka sjellë porosi nga pika kufitare e Kosovës. Gjithashtu në bisedat e datës 17.10.2023 ata kanë edhe një bisedë ku pas blerjes nga i infiltruari, kërkon informacion pasi dyshon se janë punonjës të SHIKUT.
Arsyeja pse kanë zhvilluar këtë bisedë thotë Prokuroria, është pasi në momentin e parë të takimit, i infiltruari është paraqitur me emra farmacish të cilat nuk ekzistonin. Në përgjime është edhe një mjek gjinekolog.
Po ashtu, Artur Spaho porosiste barna kontrabandë pasi kishte kërkesë nga klientët për ilaçe që nuk gjendeshin në treg.
Pjesë nga përgjimet:
10/3/23, 10:28 – Turi: I more ato
10/3/23, 10:30 – Bregovina.l: Për 1 orë do i kesh aty se jam me njerëz sot
10/3/23, 10:31 – Turi: Ok. Nazonan ke, është Levopromazin
10/6/23, 09:32 – Bregovina.l: Jo, ktheu pak te dyqani
Tomor Mustafa, u ndalua pasi gjatë kontrollit të telefonit iu gjetën biseda ku porosiste barnat kontrabandë.
Pjesë nga biseda: (Të përzgjedhura)
16.1.23, 2:01:11 Toli: 14 Rocefina mingjen dot
16.1.23, 2:27:20 Devi: Nuk kam
14.4.23, 11:19:16 Toli: Nona, mgjes
14.4.23, 11:19:38 Toli: A mundesh me i cu para orës 2 ato
14.4.23, 11:20:47 Devi: Jo se në 6 e 30 do tak me atë
14.4.23, 11:21:29 Toli: Ok po i them ka ora 7
14.4.23, 8:14:33 Devi: Të çova 600 euro
14.4.23, 8:14:37 Devi: Sa janë
17.4.23, 12:42:23 Toli: 156000
17.4.23, 12:42:52 Devi: Ok, më vonë flasim
15.5.23, 8:48:09 Devi: Ai s’më ka sjellë asgjë v*,po të sjell 1.5 nesër
15.5.23, 8:48:30 Toli: O nona r*pt ju kam them që t premten se pz ski st miat
15.5.23, 8:48:49 Devi: Po cë të bëj të shiten vetë
15.5.23, 8:49:00 Toli: Po s’ka lidhje tshit
15.5.23, 8:49:02 Toli: Vetëm t’pyta
15.5.23, 8:49:09 Toli: The i ka mos fol budalliqe
15.5.23, 8:49:13 Toli: Tani t shiti veten thot
15.5.23, 8:49:21 Devi: Të shitem unë ore
5.5.23, 8:49:23 Devi: Jo au
5.5.23, 8:49:29 Devi: Ai se kushton shume
6.5.23, 12:10:21 Toli: Nona erdhe
6.5.23, 12:14:53Devi: Sa u nisa
16.5.23, 7:48:5 Toli: Po ju kam dhën 1.5
16.5.23, 7:49:06 Toli: Më marin tel thon ke 1 se shkuan e i morën ato
16.5.23, 7:53:50 Devi: Kisha për të paguar pjesën e djalit dhe aq kisha
26.5.23, 11:15:47 Devi: Duan siguracion
26.5.23, 2:00:47 Toli: Po si do ja bëjmë, të parat vetë i kam paguar.
126.5.23, 2:10:48 Devi: Ore prz s’kam vajta si legen te banka
29.5.23, 9:11:17 Toli: Nona ca bene, ma bëj një njishe sot
29.5.23, 9:11:47 Devi: Jam në Itali të thash
29.5.23, 9:12:00 Toli: Ro*t kanë kapur 25 milion
29.5.23, 9:12:06 Devi: Ca thua
29.5.23, 9:12:08 Toli: Duhet me i mbledh ro*t. Më fike, shif bëj diçka pash zotin
29.5.23, 9:14:20 Devi: Po ca të bëj o nona prz, sikur i kam e nuk ti jap
Biseda e Albert Bakajt me Devis Beqirin (Të përzgjedhura)
2.9.20, 11:57:30 Albert Elbasan: Mëduhen maska dhe doreza
2.9.20, 11:57:39 Devi: Sa maska dhe sa doreza të duhen
2.9.20; 11:57:56 Albert Elbasan: Po mi bëj 5+5
2.9.20, 11:59:41 Devi: Këto po ti bëj me lek në dorë
2.9.20, 12:00:15 Albert Elbasan: Po
8.9.20, 6:39:27 Albert Elbasan: Më duhet Aminoven 5%, Nulan (procarbazine) 50mg 18
18.9.20, 4:49:13 Devi: Ska
18.9.20, 4:49:27 Albert Elbasan: Ok
18.9.20, 4:49:57 Devi: Përdoret për tumorin në tru. Dhe limfomen hodking
3.11.20, 11:47:56Albert Elbasan: Remdes 5 cop fare behet
3.11.20, 11:50:28 Devi: Nuk ka
3.11.20, 5:29:24 Albert Elbasan: Dhe 5 xarelto
3.11.20, 5:29:32 Albert Elbasan: Mi gjen dot?
5.21, 12:36:38 Albert Elbasan: Behet fjalë për Decapeptyl dite+ Exemestane 25mg 1cp/ditë për 5vite
15.21, 12:37:25 Albert Elbasan: I dua për një njeriun tim ai gjejmë dot
1.5.21, 4:36:53 Devi: Të pyes e të them
7.5.21, 4:37:24 Albert Elbasan: Vinë nga Italia këto
7.5.21, 4:52:12 Devi: Në Itali
Në bisedat të cilat janë voluminoze, flitet më tej për lloje të tjera ilaçesh, biseda e vazhdueshme për çmimet dhe lidhja me farmacistë të tjerë.
Discussion about this post