GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Begaj me arbëreshët në Kalabri: Të promovojmë trashëgiminë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj me arbëreshët në Kalabri: Të promovojmë trashëgiminë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Kalabri, zhvilloi sot vizita në qytezat e provincës së Kozencës, ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore, të cilët i uruan mirëseardhjen.

Ndalesa e parë e Presidentit Begaj, ishte “San Demetrio Corone” ku iu rezervua një ceremoni e veçantë mirëseardhjeje me praninë e qytetarëve të kësaj komune dhe kryetarit të saj Ernesto Madeo.

Sheshi  i Monumentit  në  “San Demetrio Corone” ishte dekoruar me flamuj shqiptarë, ndërsa femijët që kishin dalë për të pritur Presidentin Begaj veç pankartave të mirëseardhjes, mbanin flamujt e dy shteteve.

Begaj ishte i ftuar nga kryetari i komunës së “San Demetrio Corone” Ernesto Madeo në festivalin e kengës arbëreshe, një aktivitet muzikor me pjesëmarrjen e të gjithë grupeve muzikore arbëreshe.

Presidenti ftoi artistët arbëreshë të bëhen pjesë e festivaleve që organizohen në Shqipëri duke ofruar mbështjen e tij dhe të institucioneve shqiptare.

“Jam shumë i kënaqur që  ju shoh të gjithëve ju, sidomos fëmijët të cilët kanë ruajtur gjuhën,  zakonet, kulturën,  veshjen, këngën dhe vallet që i përkasin atdheut që lanë pas. Jam shumë i lumtur të shikoj fëmijët me dy flamuj, atë shqiptar dhe italian.

Miqësia jonë është një miqësi që i ka rrënjët shumë të thella. Detyra jonë është ta zhvillojmë këtë miqësi, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë. Jam shumë i lumtur që ju organizoni festival ndërkombëtar për vallen dhe këngën arbëreshe.  Ju siguroj që edhe në Shqipëri  ka programe të tilla të cilat do të bëjnë të mundur që dhe ju t’a paraqisni veten atje, në atdheun tuaj.

Ju siguroj se do të keni mbështetjen time gjithmonë dhe mbështetjen e institucioneve shqiptare për të rritur atë që është bërë 600 vjet, për t’a trashëguar gjatë gjithë kohës.  Ju përgëzoj dhe uroj jashtëzakonisht shumë që t’a vazhdoni këtë traditë, që të ruani gjuhën, të ruani veshjen, të ruani këngën”, tha ai.

Gjatë qëndrimit në komunën  “San Demetrio Corone” presidenti Begaj vizitoi  kishën antike  “Sant’Adriano”. Më pas kreu i shtetit zhvilloi takimin me komunitetin arbëresh në “Santa Sofia D’Epirio” ku u prit nga autoritet drejtuese të cilët organizuan dhe një shfaqje me këngë dhe valle folklorike arbëreshe. Presidenti Begaj vizitoi gjithashtu kishën bizantine “Santa Sofia D’Epirio”.

 

Etiketa: arberesheBegajkalabri

Lajme të lidhura

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26
Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH
Aktualitet

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Para
“Laerti nuk kursen as fëmijët”, dëshmia e të penduarit Tafani që po fundos grupin e Haxhiut

Vendimi i Gjykatës/ Krimet e Laert Haxhiut, dëshmia e Tafanit, provë bindëse që përputhet me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26

Studentët vijojnë protestën në Tiranë që ka nisur prej orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata është tensionuar në...

Lexo më shumë
Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com