GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet Malltezi dhe ndërtuesi Bektashi. Masë sigurie edhe për Berishën

Hetimet për privatizimin e ish-Kompleksit Partizani

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet Malltezi dhe ndërtuesi Bektashi. Masë sigurie edhe për Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me urdhër të SPAK është arrestuar në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë, Jamarbër Malltezi, dhëndëri i ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Malltezi po kthehej në Shqipëri nga një udhëtim, kur u ndalua në Rinas dhe i është komunikuar urdhëri i SPAK, për të cilin GJKKO ka vendosur masën e arrestit për të.

Dhëndëri i ish-Kryeministrit Berisha po hetohej nga SPAK lidhur me privatizimin e kompleksit Partizani, por edhe për pastrim parash.

Ndërkohë për të njëjtën çështje, me kërkesë të SPAK, GJKKO ka caktuar masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim dalje jashtë vendit për ish-Kryeministrin Berisha.

Gjithashtu është arrestuar ndërtuesi Fatmir Bektashi, i cili është administratori i kompanisë “Kontakt” që ka ndërtuar në truallin ku ka qenë kompleksi Partizani.

Nga burimet mësohet se urdhëri për arrestimin e Malltezit dhe masat e tjera të sigurisë, të miratuara nga GJKKO, janë marrë dy ditë më parë, por për shkak se dhëndrri i ish-Kryeministrit ndodhej jashtë vendit, është ruajtur sekreti dhe është pritur momenti kur ai të kthehej në Shqipëri.

Ish-Kryeministri ka njoftuar një konference urgjente për mediat në orën 21:00 në selinë e PD-së.

Berisha në daljet publike e ka cilësuar si politik hetimin e nisur ndaj Malltezit, ndërsa në disa dalje publike ka sqaruar edhe procedurat për privatizimin e kompleksit Partizani dhe procedurat e përfitimit të pronës nga Malltezi.

Hetimi për privatizimin e kompleksit Partizani ka nisur në vitin 2020 pas një kallëzimi të Taulant Ballës, aktualisht ministër i Brendshëm, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” në Tiranë.

Në kallëzimin e depozituar nga Balla akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe ish-ministri i mbrojtjes, Arben Imami.

Etiketa: BektashiberishaKryesore1MallteziSpak

Lajme të lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Para
Inceneratorët/ PD: Ben Blushi çoi gruan në Bullgari për të krijuar kompani guacë

Arrestimi i Malltezit në Rinas, zbardhen detaje të reja. Sekuestro për pasuritë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş