GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha hap letrat: Rama firmosi për kompleksin Partizani, Ahmetaj u shpall në kërkim me urdhër të Lindës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha hap letrat: Rama firmosi për kompleksin Partizani, Ahmetaj u shpall në kërkim me urdhër të Lindës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat tha se  Jamarbër Malltezi u arrestua pa u thirrur asnjëherë në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës.

Berisha tha se lidhur me kompleksin Partizani, nxjerrja nga pronat e ushtrisë është firmosur jo nga Bamir Topi por nga Presidentët e mëparshëm. Gjithashtu Berisha akuzoi se për kompleksin ka firmosur Edi Rama.

Ish-Kryeministri deklaroi se lidhur me çështjen e arrestimit të Malltezit, Edi Rama ka ushtruar presion ndaj Prokurorëve dhe ndonjëherë edhe Linda Rama.

Gjithashtu Berisha akuzoi bashkëshorten e Kryeministrit se ka ndikuar në ngritjen e akuzave ndaj Arben Ahmetajt dhe shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Deklarata e Berishës

“Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje.

Prej tre vitesh, me padi të rreme të ngritura nga Taulant Balla, SKAP-i i partisë koa hetuar privatizimin e klubit Partizani.

Pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme, nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar për gjoja abuzime.

Klubi i Partizanit nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes i Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës dhe as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit.

Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës.

Është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv nga vetë Edi Rama. Me dokumenta.

Njohja dhe kthimi te pronarët e ligjshëm të pronarëve të klubit Partizani, janë gjashtë familje dhe 64 anëtarë, është bërë nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat nga vitit 1994 deri në vitin 2006.

Privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos.

Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995.

Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës.

Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë.

Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar.

Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave.

Me fillimin e tërheqjes së dividentit, në përputhje me kontratën, Jamarbër Malltezi, nga kontrata kanë kaluar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Ndërsa marrëdhënia me kontratë është përgjegjësi e pakufizuar, e plotë dhe totale. Kurse në shoqëri, përgjegjësia është e kufizuar.

Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, kanë kaluar sipas kuotave të përcaktuara në kontratë.

Pra, për të justifikuar sekuestron e kompjuterëve të kompanisë, prokurorja Mellonai, ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt.

Etiketa: berishaKompleksi PartizaniMalltezi

Lajme të lidhura

“Po digjet Kruja”, Situatë dramatike në qytet, flakët gjigante përparojnë drejt banesave, digjen disa prej tyre
Aktualitet

“Po digjet Kruja”, Situatë dramatike në qytet, flakët gjigante përparojnë drejt banesave, digjen disa prej tyre

22:37 - 08/08/26
Deputetja që la PS-në shfaqet në krah të protestuesve te Kryeministria
Breaking Views

Deputetja që la PS-në shfaqet në krah të protestuesve te Kryeministria

22:25 - 08/08/26
70 ditë protestë/ Thirrje nga sheshi pas tërheqjes së Kullurit: Ata që kanë hatërmbetje, ejani të flasim
Breaking Views

70 ditë protestë/ Thirrje nga sheshi pas tërheqjes së Kullurit: Ata që kanë hatërmbetje, ejani të flasim

21:16 - 08/08/26
Para
Paloka: Betejën nuk e kemi me SHBA, por me Sorosin që mban Ramën…

Arrestimi i Malltezit, Paloka: Prokurorë të diktaturës, po rikthejnë diktaturën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli ka përfshirë edhe klauzolën e blerjes për Araujon – këto janë detajet e marrëveshjes
Breaking Views

Liverpooli ka përfshirë edhe klauzolën e blerjes për Araujon – këto janë detajet e marrëveshjes

23:28 - 08/08/26

Kalimi i Ronald Araujos nga Barcelona te Liverpooli në formë huazimi ka shkaktuar një prej surprizave më të mëdha të...

Lexo më shumë
Ish-ylli i Liverpoolit ribashkohet me Salahun te Trabzonspori

Ish-ylli i Liverpoolit ribashkohet me Salahun te Trabzonspori

23:00 - 08/08/26
“Po digjet Kruja”, Situatë dramatike në qytet, flakët gjigante përparojnë drejt banesave, digjen disa prej tyre

“Po digjet Kruja”, Situatë dramatike në qytet, flakët gjigante përparojnë drejt banesave, digjen disa prej tyre

22:37 - 08/08/26
Deputetja që la PS-në shfaqet në krah të protestuesve te Kryeministria

Deputetja që la PS-në shfaqet në krah të protestuesve te Kryeministria

22:25 - 08/08/26
Dita më e trishtuar e Lionel Messit, Barcelona mesazh ngushëllimi argjentinasit për humbjen e njeriut të dashur

Dita më e trishtuar e Lionel Messit, Barcelona mesazh ngushëllimi argjentinasit për humbjen e njeriut të dashur

21:31 - 08/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com