GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kreu i Zveçanit nuk do të dorëhiqet: Nuk jam vizituar nga qeveritarët

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i Zveçanit nuk do të dorëhiqet: Nuk jam vizituar nga qeveritarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Komunës së Zveçanit në veri të Kosovë, Ilir Peci, ka thënë se tani për tani nuk do të jap dorëheqje. Ai ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare për dorëheqje nga qeveria dhe as nga ndërkombëtarët, prandaj shprehet se është shumë herët të flasë për një gjë të tillë.

Sipas tij, ngjarja e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka qenë sulm terrorist i organizuar nga Serbia dhe kjo e fundit duhet të dënohet nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“Ka qenë një sulm terrorist i organizuar nga Serbia… Ka qenë një ditë shumë e vështirë për mua si kryetar komune, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Mirëpo, falë policisë gjithçka brenda asaj dite ka përfunduar mirë dhe tani situata është më e qetë dhe gjendja është stabilizuar pak në Komunën e Zveçanit… Një organizim aq i madh, të sulmohet policia në shtetin e vet, patjetër se po (Serbia duhet të dënohet nga Bashkësia Ndërkombëtare)… Për momentin jo (nuk do të jap dorëheqje), por të shohim. … Ende neve nuk na është dorëzuar diçka zyrtarisht për dorëheqje, as nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe as nga ndërkombëtarët. Derisa nuk na vjen diçka zyrtarisht, është shumë herët me dhënë një mendim rreth kësaj”, tha ai në një intervistë për Kosova Press.

Peci, i cili vazhdon të kryejë detyrën e kryetarit që gati pesë muaj nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha se deri tani nuk ka pasur vizita nga qeveritarët, ndonëse pranon se komunikon përmes emailit dhe telefonit, kryesisht me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Mirëpo, Peci, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, bëri të ditur se vizitat nuk kanë munguar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe anëtarët e tjerë të partisë, nga të cilët tha se ka marrë edhe këshilla e sugjerime.

Ai shprehet se nuk është i sigurtë nëse do ta përfundojë mandatin e plotë të kryetarit, pasi siç tha vetë, gjithçka në veri ndërlidhet me rrethanat politike. Peci tregoi se ka edhe interesim të shtuar të qytetarëve serbë të Zveçanit për t’u pajisur me dokumente personale, të cilët kërkojnë shërbime në objektin e improvizuar komunal në Kelmend.

Etiketa: Ilir PeciKosoveKryetari i Komunës së Zveçanit

Lajme të lidhura

Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë paraqet letrat kredenciale tek Presidenti Begaj

11:24 - 26/09/26
Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla
Aktualitet

Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla

10:58 - 26/09/26
SPAK aksion në Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Indrit Dokle
Aktualitet

SPAK aksion në Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Indrit Dokle

10:43 - 26/09/26
Para
Meta në Durrës: Ku shkuan 170 mln euro grande për Ujësjellësin

Akuzat ndaj Berishës dhe arrestimi i Malltezit, reagon Meta: Drejtësi me regji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë paraqet letrat kredenciale tek Presidenti Begaj

11:24 - 26/09/26

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku...

Lexo më shumë
Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla

Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla

10:58 - 26/09/26
SPAK aksion në Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Indrit Dokle

SPAK aksion në Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Indrit Dokle

10:43 - 26/09/26
“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës

10:28 - 26/09/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com