GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Emmer heq dorë nga kandidatura për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Emmer heq dorë nga kandidatura për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ligjvënësi Tom Emmer hoqi dorë të martën nga kandidatura për kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, vetëm pak orë pasi mori emërimin nga kolegët e tij republikanë, duke vazhduar përplasjet e brendshme partiake që kanë paralizuar Kongresin për më shumë se tre javë, tha një përfaqësues republikan.

Republikani Emmer, që ka postin e tretë më të rëndësishëm në Dhomën e Përfaqësuesve, siguroi emërimin pas pesë raundesh votimi, por dukej se kishte të paktën 20 vota më pak se 217 të nevojshme për të marrë detyrën e kryetarit, thanë ligjvënësit.

Ai u largua befas nga një takim për emërimin e tij, duke kaluar përkarshi gazetarëve dhe u largua nga ndërtesa pa iu përgjigjur pyetjeve të shtypit.

I përzgjedhuri i katërt republikan për këtë detyrë do ta gjejë veten përballë pasigurive të tre kandidatëve të mëparshëm, në përpjekje për të fituar mbështetjen e një grupi të vogël republikanësh të vijës së ashpër që kanë forcën e votës për të ardhmen e tij.

“Shpresoj se mund të gjejmë një zgjedhje tjetër”, tha Jim Banks, një nga ligjvënësit republikanë që deklaroi se do të votonte kundër zotit Emmer. “Tom Emmer nuk është konservator”.

62-vjeçari Emmer është më i moderuar se shumë republikanë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve. Ndryshe nga shumë në partinë e tij, ai votoi për të certifikuar fitoren e presidentit demokrat Joe Biden në vitin 2020 kundër republikanit Donald Trump mes trazirave të 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit nga mbështetësit e zotit Trump.

Zoti Trump tha se do të ishte një “gabim tragjik” mbështetja e ligjvënësit nga Minesota për postin e kryetarit. “Ai është krejtësisht jashtë kontaktit me votuesit republikanë”, shkroi zoti Trump në rrjetet sociale.

Në fillim të muajit, zoti Trump mbështeti kandidaturën e ligjvënësit të vijës së ashpër Jim Jordan për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve. Por ai e tërhoqi kandidaturën pas dështimit në tre votime.

Tashmë, republikanët kanë refuzuar dy kandidatë për postin e kryetarit duke e lënë Dhomën e Përfaqësuesve pa drejtues që kur një grup i vogël ligjvënësish shkarkuan nga detyra zotin Kevin McCarthy më 3 tetor. /VOA

Etiketa: Dhoma e Përfaqësuesveheq doreLigjvënësi Tom EmmerSHBA

Lajme të lidhura

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, reagon deputetja: Të përdoreshin për parandalimin e zjarreve
Aktualitet

Koçeku: Partia Socialistë është rebele, u ka kthyer kurrizin dhe i ka braktisur qytetarët

11:22 - 08/10/26
Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati

11:14 - 08/10/26
Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!

11:10 - 08/10/26
Para
Zbulohet identiteti i të dashurës së Taulant Seferit

Zbulohet identiteti i të dashurës së Taulant Seferit

Discussion about this post

TË FUNDIT

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, reagon deputetja: Të përdoreshin për parandalimin e zjarreve
Aktualitet

Koçeku: Partia Socialistë është rebele, u ka kthyer kurrizin dhe i ka braktisur qytetarët

11:22 - 08/10/26

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e cila braktisi pak kohë më parë Ramën,  thotë se Partia Socialiste është rebele dhe...

Lexo më shumë
Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës/ Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti socialist shoqërohet nga avokati

11:14 - 08/10/26
Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!

Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!

11:10 - 08/10/26
Deputeti Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj

Deputeti Klevis Balliu përplaset me policët: Hapeni rrugën, nuk jeni në perimetrin tuaj

11:03 - 08/10/26
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

10:46 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com