GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

I riu shqiptar “trondit” Italinë, klonon ish-partnerin e Melonit…

në Kuriozitete, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
I riu shqiptar “trondit” Italinë, klonon ish-partnerin e Melonit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti i IT, Elvis Tusha nga Rrësheni, i cili jeton në Itali, ka qenë ditët e fundit kryefjalë e rrjetit në Itali, pasi krijon klone të ndryshme në TikTok.

Së fundmi ai ka zgjedhur Andrea Giambruno, ish-bashkëshortin e kryeministres të Italisë Meloni.

Në këtë video ai shpjegon arsyet e ndarjes. Ai bën prezantimin e vetes së tij duke dhënë disa arsye të videos që qarkulloi dhe të divorcit nga Meloni.

Është false por duket shumë e vërtetë, origjinale dhe e besueshme sa që kjo video ka marrë mbi 2 milion shikime dhe mbi 80 mijë pëlqime.

Njerëzit e kanë besuar që ishte vetë Andrea, në fakt ka qenë një video false nga Elvis Tusha i cili do të ndërgjegjësojë dhe t’i bëjë njerëzit të kuptojnë sa të kërcënuar jemi ne nga Inteligjenca Artificiale. Në një intervistë në Wake Up, Tusha ka treguar se pse ka zgjedhur pikërisht Andrea Giambruno

Elvis Tusha: E zgjodha sepse ishte lajmi më i rëndësishëm në Itali, të gjithë flisnin për Giambrunon dhe e shfrytëzova këtë rast, problemi ishte që të mos thosha diçka të rrezikshme, nuk doja të shfrytëzoja problemin e tij.

Të është dashur shumë të bëjë këtë video, sa zgjati?

Elvis Tusha: Këtë e kam bërë për 15 minuta dhe kam stërvitur Inteligjencën Artificiale para. Duhej stërvitur fjala, si luan goja kur thua një fjalë, ose si luan duart, sytë kur thua një gjë. Gjithë javën e kam stërvitur si të luajë sytë dhe duart.

I pyetur nëse është kontaktuar nga Giambruno, për videon e fundit që ka krijuar, Elvisi shprehet se nga ai vetë personalisht jo, por nga zyra e kryeministrisë. Ata i kërkuan që të mos ia mësojë askujt se si realizohet kjo video, të paktën këtë javë.

Elvis Tusha: Zoti Giambruno mendoj se ka probleme të tjera, më ka marrë zyra e kryeministrisë e Melonit, jo Meloni personalisht, më ka thënë që të paktën për këtë javë të mos përdor faqe institucionale, ose të mos i mësoj të tjerët si ta bëjnë, të paktën për këtë javë. Nga fundi i javës më kanë thënë prapë se do më marrin në telefon sepse është problem i madh.

Për tre orë kam marrë 1 milion shikime në TikTok më pas ma ka bllokuar shteti italian. Unë i kam shkruar një mesazh, ku i them se kjo është vetëm për të edukuar se cili është risku apo problemi i kësaj pune dhe më pas ma kanë zhbllokuar, më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë Elvis mos ia mëso kujt, të paktën për këtë javë.

Etiketa: Elvis Tusha

Lajme të lidhura

Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?
Aktualitet

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?

14:55 - 29/04/26
Para
Vajza e përdhunuar në Vlorë thyen heshtjen: S’kam ndryshuar dëshminë

Vajza e përdhunuar në Vlorë thyen heshtjen: S'kam ndryshuar dëshminë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26

Bashkia e Vlorës duket se ka prodhuar një nga ato paradokset që vetëm ajo mund t’i kthejë në realitet. Në...

Lexo më shumë
170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

15:11 - 26/08/26
Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës

Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës

14:49 - 26/08/26
Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

14:36 - 26/08/26
Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

14:33 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com