GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli i fut në xhep Kastratit 20 MLN lekë, tenderi skuqet me shkelje

12:42 - 27/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shefqet Kastrati ka kapur “prej fyti” tregun e naftës dhe i bënë pazaret sipas dëshirës. Çdo tender që është për karburant shkon në xhepat e tij. Madje, Kastrati i fut duart edhe në tenderët me vlerë të vogël

Shefqet Kastrati ka kapur “prej fyti” tregun e naftës dhe i bënë pazaret sipas dëshirës. Çdo tender që është për karburant shkon në xhepat e tij. Madje, Kastrati i fut duart edhe në tenderët me vlerë të vogël

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefqet Kastrati ka kapur “prej fyti” tregun e naftës dhe i bënë pazaret sipas dëshirës. Çdo tender që është për karburant shkon në xhepat e tij. Madje, Kastrati i fut duart edhe në tenderët me vlerë të vogël. Ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, ka mbyllur tenderin me objekt “Blerje Karburanti”. Nuk mbahet mend se sa tendera ka bërë këtë vit Suli për karburant, por edhe kjo naftë do të furnizojë makinat e punonjësve të bashkisë. Janë 20 milionë lekë, që Kastratit i duhen për “qindarka” xhepi.

Edhe për këtë rast, kompania e vetme në garë ishte KASTRATI Sh.p.k, e cila kishte paraqitur ofertë 99% sa fondi limit dhe përballë nuk kishte asnjë konkurrent. E cili merr guximin t’i dalë para Kastratit?!

Por, pavarësisht këtyre dy kritereve të rëndësishëm që nuk plotësoheshin në këtë tender, Suli vazhdoi procedurat në kundërshtim me ligjin mbi prokurimet dhe shpalli me shpejtësi fitues Kastratin.

Në kontratë përcaktohet se Kastrati do të furnizojë me karburant për 12 muaj, pra deri në nëntor të vitit 2024.

Tenderi në fjalë ka marrë vlerësimin me “Flamur të kuq”, sepse abuzimet gjatë prokurimit krijojnë risk të lartë për korrupsion.

Në prag zgjedhjesh Suli bleu 56 milionë lekë naftë për 12 muaj nga Frident Kuqi, një tjetër oligark i tregut të karburanteve. Por, edhe në atë kohë askush nuk i kërkoi llogari Sulit, madje ai fitoi qetë -qetë edhe një mandat tjetër si kryebashkiak.

Pas kallëzimit të kryebashkiakut për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal. SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin.

Burime bëjnë me dije se pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje kanë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa zyrtarë te këtij institucioni.

Ndërkohë, ka pasur denoncime dhe ankesa në KPP dhe në media për abuzimet e tenderëve me karburantin, por asnjë instancë nuk është marrë me këtë çështje.

Theksojmë se Kastrati kontrollon çmimet e karburanteve në një situatë monopol sepse ka shumicën e tregut. Po ashtu dominon edhe importet pasi ka nën zotërim portin kryesor në Porto Romano që shërben për shkarkimin e karburanteve.  Në mënyrë paradoksale, Autoriteti i Konkurrencë në janar mbylli hetimin paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve në vend, pa konstatuar sjellje të bashkërenduar mes ndërmarrjeve në treg apo shkelje të tjera të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimRakip SuliShefqet Kastratitender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Bojkoti i ‘Mjekësisë’ në javën e katërt, studentët kërkesë Rektorit

Bojkoti i ‘Mjekësisë’ në javën e katërt, studentët kërkesë Rektorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com