GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Llatja hedh 500 MLN lekë pa garë për të mbushur gropat e rrugës

14:30 - 28/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Llatja hedh 500 MLN lekë pa garë për të mbushur gropat e rrugës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, thyen rekorde kur vjen fjala për abuzimet me tenderët. Kjo bashki përveç se i zhvillon prokurimet në kundërshtim me ligjin, përcakton fonde limit të larta, që rëndojnë në kurrizin taksapaguesve.

Po me të njëjtën metodë është vepruar edhe me tenderin e fundit me objekt “Përmirësim i infrastrukturës kryesisht në zona informale (Rikonstruksion i gjendjes ekzistuese të rrugës “Arif Dardha”. Ky është një projekt afatgjatë, për të cilin parashikohet të shpenzohen miliarda lekë.

Por, këtë herë 500 milionë lekë Llatja pretendon se do t’i shpenzojë për rrugën “Arif Dardha”.

Por ka dyshime se sa nga këto lekë përfundojnë të investuara sipas kontratës. Në këtë tender jepen milionat tak-fak pa rregulla dhe pa garë. Jo se nuk kishte konkurrentë, madje 12 kompani kanë paraqitur ofertat e tyre, por Llatja ia ka caktuar  këtë tender mikut të tij Ramazan Kalia. Kështu, kryebashkiaku  eliminoi menjëherë nga gara 11 firma, dy prej të cilave kishin ofertë 10 milionë lekë më lirë, dhe la të vlefshme vetëm ofertën e kompanisë  “LIQENI VII” SHA.

Mbi tryezën e Llatjes mbeti vetëm zarfi i Kalisë, që u shpall automatikisht fitues.

Ky veprim është në kundërshtim me ligjin për prokurimet. Prandaj, duke vlerësuar riskun e lartë për korrupsion, Open Data e ka shënuar këtë tender me “Flamur të kuq”.

Kështu ndërsa qytetarët presin të shohin investimin, këto 500 milionë lekë do të treten në xhepat e zyrtarëve të korruptuar përpara se të nisë puna për riparimin e rrugës.

Kujtojmë se punimet në këtë rrugë kanë nisur që në muajin prill të këtij viti, pak javë para garës për zgjedhjet vendore që u zhvilluan në maj 2023. Në një takim me banorët, Llatja tha “Kësaj rruge po i bëhet ndërhyrje total për ujësjellës-kanalizime dhe më pas do ndërhyhet me shtresë asfaltike dhe ndriçim”.

Madje kryebashkiaku e publikoi në rrjetet sociale nisjen e punës. Çdo gjë u bë për propagandë, sepse pas punimeve për kanalet kulluese kjo rrugë ka mbetur ashtu siç ishte. Bashkia nuk ka mbyllur as gropat e hapura nga punimet para 6 muajsh.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimGledjan Llatjatender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Përzgjidhen 10 këngët finaliste në Festivalin e Këngës në RTK

Përzgjidhen 10 këngët finaliste në Festivalin e Këngës në RTK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com