GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emri/ I arrestuar nga SPAK, ndërron jetë në QSUT

19:29 - 28/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzimet me fondet e IPARD, SPAK nis hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Zyliftari, i dënuar nga SPAK për kultivim të bimëve narkotike ka ndërruar sot jetë në ambientet e QSUT-së nga një arrest kardiak.

Mësohet se 31-vjeçari është ndjerë keq gjatë mesditës dhe të paraburgosurit e dhomës kanë njoftuar punonjësin e policisë në detyrë për shqetësimet shëndetësore të Zyliftari.

“Pacienti gjatë qëndrimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Jordan Misja, është kontrolluar rregullisht dhe gjithë vizitat mjekësore dhe terapitë janë administruar në kartelen shëndetësore nr.3350 të këtij pacienti. Pacienti është trajtuar për hipertension sipas protokolleve të miratuara dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme”, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Zyliftari u arrestua gjatë operacionit “Shpirti” , i cili u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale.

Njoftimi zyrtar:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se me datën 28.10.2023, rreth orës 16.20 në Reanimacionin Qendror të QSUT ka ndërruar jetë me arres kardiak, shtetasi Artan Luan Zyliftari, i datëlindjes 17.04.1992, lindur dhe banues në Skrapar.

Ndaj shtetasit Artan Luan Zyliftari ishte marrë masa e sigurisë arrest me burg me vendim Nr.45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për veprat penale të parashikuar nga neni; 284/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, (kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim) i vendosur në sektorin 1, godina B të IEVP Jordan Misja”, nga data 05.07.2021.

Me datë 28.10.2023, rreth orës 15.12 punonjësi i sigurisë në detyrë, njoftohet nga të paraburgosurit e dhomës për shqetësimet shëndetësore të shtetasit Zyliftari. Në mënyrë të menjëhershme është paraqitur stafi shëndetësor në detyrë dhe kanë bërë përpjekje për ti dhënë ndihmën e parë në ambjentet e infermierisë.

Në orën orën 15.28 pacienti është shoqëruar për në QSUT, Pavioni Kardiologji. Megjithë ndërhyrjen e stafit të specializuar në QSUT, në orën 16.20, pacienti ka bërë exitus letalus (vdekje) nga arrest kardiak.

Pacienti gjatë qëndrimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Jordan Misja, është kontrolluar rregullisht dhe gjithë vizitat mjekësore dhe terapitë janë administruar në kartelen shëndetësore nr.3350 të këtij pacienti. Pacienti është trajtuar për hipertension sipas protokolleve të miratuara dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme.

Drejtoria e IEVP Jordan Misja, ka kryer të gjitha procedurat ligjore të parashikuara, duke njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe familjarët.

Me këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjareve të të ndierit.

Etiketa: Artan ZylyftariKryesore1

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare, influenceri i njohur

Kinematografia në zi! Ndërron jetë aktori i njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com