GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Në kuadër të dashurisë”, Olta e Luizi rrëfejnë të pathënat e filmit

11:24 - 30/10/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në kuadër të dashurisë”, Olta e Luizi rrëfejnë të pathënat e filmit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktorët e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” kanë treguar emocionet gjatë xhirimeve, ku nuk kanë munguar as debatet, por më tepër kanë mbizotëruar momentet e bukura.

Personazhet kryesorë të këtij filmi, Luizi dhe Olta kanë folur edhe për raportet e tyre, të cilat herë pas herë kanë qenë edhe kontradiktore, megjithatë siç thotë Luizi në fund e kanë gjetur rrugën e bashkëpunimit.

Në një dokumentar ku tregohen prapaskenat e filmit, Olta Gixhari thotë se i ka qëndruar shumë pranë Luizit nga ana profesionale. Ajo shprehet se i gjithë xhirimi i filmit është shoqëruar me debate, por edhe punë.

Luizi: Është shumë e vërtetë që raporti që ne kemi në jetën reale është ndjerë gjatë gjithë kohës në xhirime.

Olta: Në fakt kështu ndodhi, u reflektua një tension që kishim me njëri tjetrin. Nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë e çuditshme. Të gjithë aktorët ishin me sy e veshë tek ne. Çdo mëngjes ishin kështu: Si është Olta me Luizin sot?

Luizi: Më vjen keq sepse kjo ka qenë një nga arsyet që janë zgjatur oraret. Ishin momentet kur do t’i bënim njëri tjetrit shikimet e të dashuruarave. Si mund ta bësh atë në një kohë që ishe i ngarkuar, ose kur kishe një mllef apo inat. Këto ndikojnë shumë. Nga ana njerëzore i kërkoj falje.

Olta: I kam qëndruar shumë pranë nga ana profesionale, unë jam kërkuese në punë dhe punoj shumë. Këtë ai mbase nuk e priste. Ia ndjeja në sy dhe qëndrim që ishte pak kështu: Avash qetësohu, e lexova, nuk kam nevojë ta lexoj më. ‘Nuk dua’ më thoshte. Pastaj thoshte Ok hajde punojmë. Pastaj punonim, pastaj nuk punonim, pastaj bënim fjalë, pastaj ziheshim. Pastaj….kështu ka qenë

Luizi: Kemi gjetur rrugën e bashkëpunimit. Kam pranuar. Nëse Olta më ka thënë që është më mirë ta thuash kështu, pastaj kështu e kemi pranuar. Nuk kemi pasur konflikte. Ishim duke bërë punë, diçka profesionale dhe me seriozitet. Deri diku ne edhe jemi marrë vesh.

Ndërkohë që për Luizin ishte nder i madh të luante përkrah Ndriçim Xhepës, Olta thotë se për këtë gjë e ka pasur zili Luizin, pasi ajo nuk ka pasur asnjë skenë në krah të aktorit të madh.

Luizi: Kam për krah të madhin Ndriçim Xhepa, që është legjendë për mua.

Olta: Kjo është një nga gjërat që i kam pasur zili Luizit në film, ai ka pasur një skenë me Ndriçim Xhepën. Unë jo!

Olta dhe Luizi kanë treguar edhe për skënat më të vështira që ata kanë xhiruar.

Olta: Ka shumë skena që kam qeshur. Skena më e vështirë që e kam xhiruar ka qenë me Çimin, ishte skena që merr jastëkun dhe thotë këtu do flesh. Nuk e di sa dubla ka bërë me këtë skenë. Duhet të isha shumë serioze. Mezi e kam bërë.

Luizi: Ne ishim duke xhiruar sipër nëpër male, kthesa dhe ishim në një vend që nuk kishim lavatriçe dhe ishin vetëm ato rroba të rolit dhe duhej bërë me një dubël. Ishte shumë me siklet a do e bëja fiks apo jo.

Etiketa: LuiziOlta

Lajme të lidhura

“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit
Aktualitet

“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit

17:59 - 11/12/25
U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Aksidenti i rëndë i Miss Xhamajka, u rrëzua gjatë provave dhe pësoi…
Aktualitet

Aksidenti i rëndë i Miss Xhamajka, u rrëzua gjatë provave dhe pësoi…

17:59 - 09/12/25
Para
Ish-deputeti i LSI, Edmond Rrushi emërohet drejtori i ri i AKU-së

Ish-deputeti i LSI, Edmond Rrushi emërohet drejtori i ri i AKU-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI
Aktualitet

SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI

14:45 - 16/12/25

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin për...

Lexo më shumë
“Daniel Shimën e morën peng, urdhri ishte ta groposnin”/ Berisha për AKSHI-n: Janë organizatë kriminale

“Daniel Shimën e morën peng, urdhri ishte ta groposnin”/ Berisha për AKSHI-n: Janë organizatë kriminale

14:30 - 16/12/25
Berisha: Paratë e vjedhura nga tenderat e AKSHI-t pastroheshin nga lavatriçja e ‘Çopjave’

Berisha: Paratë e vjedhura nga tenderat e AKSHI-t pastroheshin nga lavatriçja e ‘Çopjave’

14:15 - 16/12/25
U qëllua me armë zjarri, zbardhet dëshmia e ‘Gucci’-t: Sherri nisi në TikTok!

U qëllua me armë zjarri, zbardhet dëshmia e ‘Gucci’-t: Sherri nisi në TikTok!

13:59 - 16/12/25
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës

13:45 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com