GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Argita Malltezi: SPAK, strukturë e deformuar. Po fsheh shkresat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Argita Malltezi: SPAK, strukturë e deformuar. Po fsheh shkresat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Argita Malltezi (Berisha), vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, tha mbrëmjen e sotme në “Top Story” se procesi per privatizimin e kompleksit Partizani ka nisur që nga Qeveria Nano.

Ajo përmendi një seri shkresash të ish-ministrave socialistë lidhur me këtë çështje, ndërsa tha se në qeverinë e PD-së, ministri i Mbrojtjes së asaj periudhe, Fatmir Mediu, përmes një shkrese i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë, në kthim përgjigje, ku shprehet dakort me privatizimin.

Argita Malltezi tha se të gjitha shkresat janë depozituar në SPAK, por kjo strukturë, sipas saj, shërben si kamzhik i Edi Ramës, duke theksuar se është një strukturë e deformuar, që nuk pasyron çështjen sikundër është.

“Jamarbër Malltezin e arrestuan me shoë, për ti mbushur mendjen njerëzve që ka ndodhur diçka, që i arrestuari ka bërë një gjë”, tha Argita Malltezi (Berisha). Ajo u shpreh se të krahasosh atë periudhë me mënyrën se si është sjellë qeveria Rama, është e paimagjinueshme.

“Ishin 42 familje që kishin zaptuar godinat e ish-kompleksit Partizani. Asnjë prej tyre nuk u hodh në rrugë, përkundrazi u kompensuan me banesa (në total 2500 m2). Tani bëni një krahasim, shikoni se çfarë ndodhi në Astir apo në zona të tjera në qeverisjen e Edi Ramës. Pronarët e truallit aty e kishin të gjithë të drejtën të thonin: na i largoni këto që këto, por jo, atyre iu dhanë shtëpi. Nuk u përdor pushteti i Sali Berishës ndaj tyre”, tha Argita Malltezi.

Ajo tha se Sali Berisha nuk ka influencuar në kthimin e pronës dhe as në skemën e përhapjes, pasi gjithçka nisi në 2003-it. Argita Malltezi tha se GJKKO me vendimin e saj ka fshehur dokumente dhe ky është një skandal. Ajo tha se nuk arrinte të kuptonte se si një jurist të manipulonte ligjin në mënyrën sikundër ka ndodhur deri më sot.

“Arsyeja që nuk është bërë më parë kallëzimi është se e konsiderojmë të drejtën e prokurorisë për të hetuar për çdo lloj çështje në çdo periudhë kohore. Kur u bënë tre vite ishte e qartë se dosja nisi të përdorej politikisht se asgjë e re nuk po ndodhte më. Për këtë arsye dorëzuam një kallëzim penal ndaj Taulant Ballës për kallëzim të rremë. Ai dinte që ishin të rreme, kryesorja është çështja e origjinës së pronës, ai doli para mediave që prona është shpronësuar nga italianët në vitin 1940, është gënjeshtër, SPAK u bë altoparlant i sulmeve të Edi Ramës. A kishte mudësi SPAK ta verifikonte këtë? Absolutisht!

Ajo letër e arkivit të shtetit që përmendet në dosje përmend një nga trashëgimtarët e familjeve të shpronësuara, toka e tyre është larg, familjarët kanë dokumente zyrtare që tregojnë se janë pronarë të ’43, ‘46 janë shpronësuar nga komunistët. Kur dokumenti është i 46-ës që tregon se janë pronarë, do të thotë se nuk janë shpronësuar në ’40-ën. E nisën në bazë të kësaj, SPAK nuk është drejtësi, por sulm kamxhik politik. Nuk e kemi marrë dosjen e Taulant Ballës, nuk kemi marrë asgjë veç vendimit, është kërkuar zyrtarisht, nuk mohohet, por ne na kalon afati i apelimit. Ne kemi bërë apelin për të mos humbur procedurat, në lidhje me atë që më pyetët, nuk kemi probleme me hetimin, Jamarbër ka ngritur padi civile ndaj mediave ka bërë prononcime në Facebook, është çështje sulmi politik”, tha ajo.

Etiketa: Argita MallteziPartizaniSpak

Lajme të lidhura

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit
Aktualitet

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit
Breaking Views

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Para
Bardhi ftesë Bashës dhe paralajmëron Ramën

Bardhi ftesë Bashës dhe paralajmëron Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26

Jonaid Myzyri është “hero” i kryeministrit Rama, sepse SPAK e pushoi çështjen kundër tij për korrupsion me tenderat. Duke qenë...

Lexo më shumë
Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

23:18 - 04/08/26
“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com