GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mandiçi zgjidhet Kryetar i Kuvendit, shpërthejnë protestat në Malin e Zi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandiçi zgjidhet Kryetar i Kuvendit, shpërthejnë protestat në Malin e Zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa mijëra qytetarë të veshur me simbole kombëtare dhe shtetërore malazeze kanë protestuar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës kundër kryetarit të ri të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiçin.

Mandiçi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Malit të Zi të hënën gjatë ditës duke marrë mbështetjen e 49 prej 81 deputetëve, shkruan REL.

Në protestën e mbajtur para ndërtesës së Kuvendit në Podgoricë, morën pjesë edhe një pjesë e partive opozitare dhe Forumit të Qytetarëve të Lirë “Luça”, duke kërkuar të Mandiçi të mos pranohet si kryetar i Kuvendit malazez.

Për më tepër, ata i kërkuan kryeministrit të ardhshëm të Malit të Zi, Milojko Spajiç, që ta shtyjë regjistrimin e popullsisë të planifikuar për 1 nëntor.

Protestuesit brohoritën “Jo Qeverisë së çetnikëve”, “Vdekje fashizmit” si dhe “Mandiç, largohu”.

“Ne jemi para shtëpisë, e cila simbolikisht, moralisht dhe politikisht bëhet gërmadhë me zgjedhjet e sotme”, tha Pegja Vushuroviç nga Organizata “Luça”.

Me zgjedhjen në krye të Kuvendit, Mandiçi u bë edhe anëtar i organit më të lartë shtetëror për siguri dhe mbrojtje.

Mandiçi është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe – anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus (DF) – i cili së voni është riemëruar si koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi.

Prioritete të politikës së jashtme të partisë së Mandiçit janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ajo është, po ashtu, kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.

Në politikën rajonale, Mandiç ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik.

Etiketa: Mali i ZiMandicprotesta

Lajme të lidhura

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja
Kosovë & Rajon

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

08:50 - 11/07/26
Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së
Kosovë & Rajon

Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së

12:32 - 10/07/26
KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, shpallet fituesi
Kosovë & Rajon

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, shpallet fituesi

13:53 - 08/07/26
Para
A do i hyni politikës aktive, po Bashën ju e futët në PD?  Ja ç’thotë Argita Malltezi

A do i hyni politikës aktive, po Bashën ju e futët në PD? Ja ç’thotë Argita Malltezi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)
Aktualitet

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)

14:24 - 11/07/26

Mediat italiane kanë zbardhur emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit antimafia “Whisper”, i cili goditi një rrjet...

Lexo më shumë
Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

13:55 - 11/07/26
Spiropali kokë më kokë me një të dënuar për mashtrim, çfarë fshihet pas këtij takimi?

Spiropali kokë më kokë me një të dënuar për mashtrim, çfarë fshihet pas këtij takimi?

13:41 - 11/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
Rama kërkon armiq imagjinarë, reagon Tabaku: Sistemi i dështuar që punon për pakicën po rrezikon edhe turizmin

Rama kërkon armiq imagjinarë, reagon Tabaku: Sistemi i dështuar që punon për pakicën po rrezikon edhe turizmin

13:09 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com