GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edhe botuesi Carlo Bollino në ’rrjetën’ e SPAK, zbulohet dosja…

13:30 - 31/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe botuesi Carlo Bollino në ’rrjetën’ e SPAK, zbulohet dosja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Botuesi italiano-shqiptar, Carlo Bollino, do të përballet me një hetim nga SPAK-u.

CNA ka mësuar se ekspertë të opozitës kanë përgatitur një dosje të plotë, voluminoze, në lidhje me italianin, i cili më shumë sesa një gazetar dhe një botues, është zëri propagandistik i kryeministrit Edi Rama dhe përfitues i koncesioneve të qeverisë së tij.

Sipas burimeve zyrtare të sigurara nga CNA, mësohet se disa ekspertë të opozitës ashtu si ata të inceneratorëve që kanë përgatitur disa dosje të plota, të cilat po çohen ditë pas dite në SPAK për të zbardhur të vërtetën e aferës deri në fund. Por një grup tjetër me juristë dhe specialistë të ekonomisë kanë mbledhur dhe përllogaritur aktivitetin e Carlo Bollino-s, pronat e shfrytëzuara dhe kontratat me qeverinë shqiptare.

Sipas ekspertëve të opozitës, shtetasi Carlo Bollino ka përfituar disa kontrata siç është Bunkart 1, Bunkart 2. Gjithashtu është dhe përfituesi i një prone me një sipërfaqe rreth 4 mijë metra katrorë nga të cilat janë rreth 1600 metra sipërfaqe ndërtimi.

Kjo sipas një VKM-je të datës 2 tetor të vitit 2019.

VKM-të e Qeverisë për Carlo Bollinon

Kjo kontratë mësohet se është lidhur me 1 euro dhe ka kaluar me një VKM, më pas ka dhe një shtesë të kontratës ku janë shtuar edhe 872 metra katrorë si qiramarrës dhe më pas në datën 6 maj të vitit 2020 gjatë kohës së pandemisë është marrë një vendim qeverie që ka çuar në shembjen e objekteve të dhëna me qira në kontratën e datës 2 dhe 14 tetor të vitit 2019 të dhënë për kompaninë “MTSC” të Carlo Bollino-s.

Këto janë tri VKM-të për përfitimin e një prone ku është ndërtuar “Report TV”.

Pas kontratave për Bunkart 1 dhe Bunkart 2 gjithashtu ekspertët e opozitës kanë mbledhur të dhëna në lidhje për përfitimet nga persona të tretë që ka pasur shtetasi Carlo Bollino nëpërmjet lidhjeve të tij duke i justifikuar ato si procedura të rregullta ligjore siç ka qenë rasti i përfitimeve të shërbimeve të IT-së, nga një kompani e shtetasit Igli Gjelishti, e cila më pas, pasi ka marrë nga AKSHI shumën e parave pjesa më e madhe ka kaluar për kompanitë e Carlo Bollino-s.

Miliarda lekë nëpërmjet tenderave publikë/ Zbulohet skema korruptive, Igli Gjelishti transferoi paratë te Carlo Bollino

Gjithashtu janë mbledhur dokumente dhe fakte në lidhje me disa kompani të tjera dhe përfitimet nga fondet publike, pa lënë mënjanë dhe pagesat e kryera nga kompanitë e inceneratorëve për shtetasin Carlo Bollino, të cilat janë justifikuar si reklama.

Në fakt sipas të dhënave të ekspertëve Bollino-n ka shërbyer si një nga instrumenet kryesore propagandistik për të fshehur të vërtetën dhe për të devijuar hetimet në SPAK, pasi edhe pse inceneratorët kanë munguar dhe kanë qenë jashtë funksionit ai i ka shitur ato si funksionalë apo ka gënjyer opinionin publik në lidhje me hetimet dhe personat e përfshirë në to.

Gjithashtu edhe perosna të tretë brenda stafit që janë përfshirë në skemat e Carlo Bollino-s deri te dyshimet e forta, por edhe akuzat për propagandën e tij deri te shantazhet e mundshme që mund të jenë bërë nga mediat e Carlo Bollino-s për arsye të ndryshme me qëllim për përfitimet e disa pasurive dhe koncesioneve, të cilat i janë dhënë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama botuesit italian në vitet e fundit.

Të njëjtat burime theksuan se ashtu sikundër është vepruar me inceneratorët duke çuar dokumente ekskluzive autentike edhe për shtetasin Carlo Bollino ekzitojnë jo thjesht VKM dhe kontratat, por edhe materiale të tjera, të cilat çojnë në zbulimin deri në fund të së vërtetës për përfshirjen dhe përfitimin e padrejtë të pronave të Carlo Bollino-s apo dhe dyshimet dhe akuzat që do t’i drejtohen kryeministrit Rama dhe qeverisë në lidhje me korrupsionin dhe blerjen e mediave duke dhënë shpërblime në prona, koncesione e të tjerë.

 

Etiketa: bolinoSpak

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Sherri në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës. Ja cilët janë…

Sherri në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës. Ja cilët janë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com