GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sherri me armë në Kepin e Rodonit, “amnistohet” ish-deputeti Frroku

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qëlloi me armë, policia shpall në kërkim truprojen e Mark Frrokut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për sherrin mes Kishës dhe një familjeje që do të degjeneronte me përdorim armësh dhe shkak u bë rrethimi i një zone në vendin e quajtur Kepi i Rodonit, prokuroria duket se i ka lehtësuar akuzat ndaj 8 personave të ndaluar, mes tyre edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Prokuroria ka kërkuar për të gjithë të ndaluarit masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Mark Frrokun dhe të gjithë personat e arrestuar për “Vetëgjyqësi”, “Përkrahje autori” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Ndërsa vetëm për Besnik Tomën, truprojen e Frrokut, i cili është shpallur dhe në kërkim pasi është dhe personi që ka qëlluar me armë zjarri në këtë konflikt të ndodhur të më 28 tetor është kërkuar arrest në burg në mungesë, pasi ai akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe kanosje me armë.

Ky dyshim i hetuesve është vërtetuar jo vetëm nga kamerat e sigurisë në zone, por dhe nga personat e përfshirë në konfliktin e pronësisë. Përplasja kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën ku krahas përplasjes fizike, u përdor edhe arma zjarrit.

Si ndodhi sherri në Kepin e Rodonit?

Më 28 tetor Mark Frroku do të vihej në pranga bashkë me disa persona të tjerë pas një sherri për rrethimin e një zone në vendin e quajtur Kepi i Rodonit.

Policia tha se ish-deputetin dhe personat që ishin me të i ka referuar në prokurori nën katër akuza, mes të cilave edhe prishje të rendit dhe të qetësisë publike.

Në fakt, ajo që ka ndodhur mesditën e së dielës mes palëve të përfshira në një konflikt ende nuk është qartësuar nga policia për shkak se të dyja pretendojnë se kanë dy palët certifikata pronësie.

Referuar të dhënave të hetimit mësohet se në dëshminë e tij, Frroku ka mohuar të kishte lidhje me pronën, por ai ishte kontraktuar nga ana e Kishës për të ngritur murin rrethues për mbi 5 mijë metër katrorë tokë, që Kisha thotë se e ka me certifikatë pronësie, ashtu siç edhe pretendon një familje vendëse, me të njëjtin fakt.

Konflikti mes Kishës dhe familjeve nuk është i ri dhe në dijeni të tij kanë qenë të gjitha autoritetet vendore dhe shtetërore, por nuk është ndërhyrë për ta zgjidhur, ndërkohë që ende nuk ka një vendim dhe reagim nga IMT-ja e Durrësit.

Mark Frroku është shoqëruar dhe më pas është arrestuar bashkë me tre persona të tjerë, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Besnik Tomën, truprojen e Frrokut, personin që pretendohet se ka qëlluar me armë në ajër dhe më pas është larguar.

Ndaj ish-deputetit Mark Frroku, që ishte në rolin e sipërmarrësit dhe përfaqësuesve të tjerë të Kishës Françeskane rëndojnë akuzat për “Kanosje”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe “Moskallëzim krimi”. Ndërkohë banorët e arrestuar akuzohen për “Vetëgjyqësi” dhe “Plagosje me dashje”.

Etiketa: Frrokurodon

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
Luizi ankohet për gatimin e Kiarës, ja çfarë i thotë

“A ke shtëpi, a ke grua?”, Luizi i përgjigjet Kiarës së inatosur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias
Sport

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

Ftohja e raporteve mes presidentit të Partizanit, Gaz Demi, dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duket se...

Lexo më shumë
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

20:10 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetmoon girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis