GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dash Sula: S’kemi hallin e Berishës, ja pse protestojmë në Kuvend

20:35 - 01/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kurrë mos u ngopshi!”, Sula shpërthen ndaj deputetëve socialistë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashnor Sula, deputet i PD-së, tha në emisionin Real Story, se deputetët e opozitës nuk po protestojnë për hallin e Sali Berishës.

Sula tha se i ka dalë përballë Sali Berishës për qëndrimin dhe sjelljen e tij, mënyrën se si ka drejtuar dhe trajtuar problemet e PD-së, por protesta e deputetëve opozitarë nuk ka lidhje fare me hetimet që SPAK ka nisur ndaj ish-Kryeministrit.

Deputeti tha se opozita ka 1 muaj që proteston në Kuvend, ndërkohë që çështja Berisha u shfaq një javë më parë.

“Që në fillim dua të jem i qartë ky burrë që po të flet, është ai që i ka dalë përballë Berishës për qëndrimin, sjelljen e tij dhe mënyrën se si ka drejtuar problemet në PD dhe të garantoj, zero nuk kemi hallin e Sali Berishës.

Le ta dëgjojmë të gjithë qytetarët. Pajtohem me shqetësimin e qytetarëve shqiptarë, që kam thënë se 2022, 2023 dhe 2024 do të jenë tre vitet që politika në Shqipëri gjatë këtyre 33 viteve nuk ka ardhur drejt përmirësimit por drejt degradimit dhe këneta politike e korrupsionit ka filluar numërimi mbrapsht për politikanët në Shqipëri dhe këtë jam i lumtur si qytetar por edhe si një ish koleg i prokurorëve të SPAK dhe një ish profesionist i Prokurorisë së Përgjithshme dhe e di sa të vështirë e kanë punën.

Kjo që po bëjmë ne sot nuk ka nisur tani sepse çështja e Berishës ka një javë që ka dalë.

E kemi nisur prej një muaji për korrupsionin dhe komisionet hetimore. Po kërkojmë komisione hetimore për sistemin TIMS, konfliktin e interesit, investitorët strategjikë për të nxjerrë në dritë dhe për të parë se ku është shkelur ligji.

Ne nuk e dinim se do të vinte problemi i Berishës që e ka problem personal dhe po të garantoj, e ka pasur me të vërtetë, e kam dëgjuar me veshët e mi kur Berisha tha se nuk është çështja e juaja, por e imja personale, i cili do të përballet me drejtësinë.“, u shpreh Sula.

Etiketa: berishakuvendOpozitaSula

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
E rëndë/ Gjendet i vdekur ish-drejtori i Policisë (FOTO)

Gjendet i vdekur 20-vjeçari në park, dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com