GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ceno Klosit të Tatimeve i humbin 9 MLD lekë nga taksa e pasurisë, bllokon rimbursimet e biznesit

12:48 - 02/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Rreth 9 miliardë lekë nga taksa e pasurisë nuk u raportuan në buxhetin e shtetit, ndërkohë që rimbursimet e TVSH për

Rreth 9 miliardë lekë nga taksa e pasurisë nuk u raportuan në buxhetin e shtetit, ndërkohë që rimbursimet e TVSH për

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 9 miliardë lekë nga taksa e pasurisë nuk u raportuan në buxhetin e shtetit, ndërkohë që rimbursimet e TVSH për biznesin janë bllokuar gjatë vitit të 2022. Këto gjetje vijnë nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë periudhë.  Gijotina.com po rendit disa prej shkeljeve ku tregohet se paaftësia e drejtuesve iu ka kushtuar vendit miliarda lekë, që duhet t’i ktheheshin ekonomisë.

Rimbursimet në zero

DPT nuk ka bërë rimbursimet sipas kërkesave dhe sipas ligjit. Konkretisht thuhet se në fund të viti 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka deklaruar se stoku i rimbursimeve është zero lekë. Por, në fakt KLSH konstaton se DPT ka pasur 32 kërkesa për rimbursim, të cilat nuk janë miratuar brenda afati. Dhe për këto 32 kërkesa i duhej kthyer biznesit vlera e 1.8 miliardë lekëve. Këto sjellin pengesa tek kompanitë, qoftë për të kryer investime të reja, po ashtu për të kryer furnizime.

“Drejtoria e Rimbursimit të TVSH-së, nëpërmjet emailit të datës 07.02.2023, ka raportuar gjendjen e stokut të rimbursimit në shumën 0 lekë në Drejtorinë e Kontabilitetit dhe Statistikës në DPT për datën 31.12.2022, në zbatim të Udhëzimit Nr.8, të MFE “Për përgatitjen e pasqyrave financiare të njësive të qeverisjes qendrore”.

Nga auditimi u konstatua se, në mbyllje të periudhës ushtrimore 2022, rezultojnë 32 kërkesa për rimbursimin e TVSH-së të pranuara, por të pa miratuara në vlerën totale për 1,843,722 mijë lekë, të cilat megjithëse ka kaluar afati maksimal prej 60 ditëve nga data e paraqitjes së tyre nuk janë rimbursuar.

 Pra, sa më sipër stoku i rimbursimit në DPT më 31.12.2021 sipas vlerësimit të grupit të auditimit është më së paku në vlerën 1,843,722 mijë lekë. Këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin Nr.9920, datë 19.05.2008 Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në raport.

Pra 1.8 miliardë lekë që duhej të shkonin për rimbursime do të thotë se janë një formë presioni ndaj bizneseve që të detyrohen të paguajnë nën dorë për ta marrë sa më shpejt shërbimin që u takon.

“Humbin” 9 mld lekë nga taksa e pasurisë

Më tutje, KLSH thekson se duke mos bërë deklarimin e taksave të mbledhura, veprimi DPT nën drejtimin e Ceno Klosit ka sjellë mungesën në Buxhetin e Shtetit të 9 miliardë lekëve.

Në raport shpjegohet se, Tatimet me paaftësinë dhe vonesën e tyre kanë ndikuar edhe në hartimin gabim të shifrave në Aktin Normativ nr. 3 datë 12.03.2022, i cili ka ndryshuar një pjesë të të ardhurave tatimore. Konkretisht nuk janë përfshirë të ardhurat nga rivlerësimi i pasurisë, duke bërë që 9 miliardë lekë të marra nga këto taksa të mos deklarohen nga Tatimet edhe pse janë vjelur nga qytetarët një më një.

“Nga auditimi konstatohet se të ardhurat tatimore bruto janë realizuar në shumën 183,9 miliard lekë dhe diferenca me raportimin e DPT qëndron në faktin se janë përfshirë të ardhurat nga rivlerësimi i pasurisë të cilat nuk kanë qenë të pasqyruara në të ardhura tatimore. Në krahasim me planin përfundimtar prej 193 miliard lekë, efekti i mos realizimit paraqitet në shumën 9 miliard lekë.

Procesi fillestar i detajimit të planit të të ardhurave tatimore për drejtoritë rajonale tatimore përkatëse nga ana e DPT konstatohet se ka zgjatur për një periudhë 3-mujore nga fillimi i vitit buxhetor dhe 2-mujore nga data e dërgimit të planit të të ardhurave tatimore, megjithëse gjatë kësaj periudhe është miratuar Akti Normativ nr. 3 datë 12.03.2022, i cili ka ndryshuar një pjesë të të ardhurave tatimore.

 Mos reflektimi në kohë i efektit të të ardhurave të ndryshuara sipas Aktit Normativ, është kushtëzuar edhe nga dërgimi me vonesë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë i të ardhurave tatimore në përgjegjësi mbledhjeje të administratës tatimore”, thekson KLSH.

Për t’u justifikuar tek KLSH, Drejtori Ceno Klosi ka deklaruar se kjo ka ndodhur për shkak se në vitin 2022 kanë patur mungesë stafi. Por, askush nuk jep llogari pse këto mungesa nuk u raportuan më herët.

Ndërsa KLSH shprehet se, kjo situatë përbën një risk të shtuar për realizimin e misionit dhe objektivave të DPT në drejtim të maksimizimit të arkëtimit të detyrimeve tatimore të papaguara.

Punësohen persona të paaftë

Sakaq, më tej  Audituesi konstaton se DPT ka probleme me stafin për shkak se punësohen persona që nuk plotësojnë kriteret për të kryer funksionet me rëndësi. DPT shkelur hapur ligjin “Për Kodin e Punës në Shqipëri”.

Në auditim zbulohet se në sektor të ndryshëm të këtij institucioni, për të njëjtin pozicion pune si inspektor, kriteret ishin të ndryshme. Pra, janë bërë lëshim aty-këtu, që të futen në punë personat që ata duan, edhe pse nuk plotësojnë kriteret.

“Nga auditimi i kërkesave të posaçme në pozicionin Inspektor, në Sektorin e Trajtimit të Ankesave, në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në DPT, u konstatua se, për të njëjtin pozicion, kërkesat e arsimit dhe përvojës në punë ishin të ndryshme. Një Inspektor ka si kriter pasjen e diplomës të nivelit “Master Shkencor”, si dhe me përvojë jo më pak se 2 vite në profesion, ndërsa një Inspektor tjetër, ka si kriter pasjen e diplomës “Master Profesional” dhe pa përvojë pune në profesion. Gjithashtu, nga auditimi u konstatua diferencim të kërkesave të posaçme, për arsim dhe përvojë pune, në pozicionin Inspektor, me kategori page të njëjtë, III-b, në DPT. Këto veprime janë jo në përputhje me ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, thekson Kontrolli.

Prandaj i “humbin” Ceno Klosit miliardat nëpër dokumente, sepse e ka mbushur administratën tatimore me miq dhe militantë.

Esmeralda Hida

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimceno klosiKLSHpersonelstaftaksa e pasurisetatimetVjedhje

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Rrumbullaku tregon pse nuk ekstradohet Laert Haxhiu

Procesi ndaj Laert Haxhiut, gjykata cakton 2 avokatë të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com