GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Reshjet e shiut rrëmbejnë tenderin pa garë në Himarë”, Jorgo Goro jep miliona lekë për Borshin

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Reshjet e shiut rrëmbejnë tenderin pa garë në Himarë”, Jorgo Goro jep miliona lekë për Borshin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reshjet e shiut duket se kanë hapur “maratonën” e tenderave për mirëmbajtjen e shtretërve të lumenjve dhe pyjeve përreth, ndonëse këto masa parashikohen të merren që në stinën e verës, për të parandaluar dëmtimet nga fatkeqësitë natyrore. Bashkia e Himarës me drejtues Jorgo Goron, ka dhënë një tender me objekt “Mbrojtje lumore dhe pyllëzim të anës së lumit Borsh”. Kontrata që do të zgjas vetëm 60 ditë, i është akorduar një fond mbi 9 milionë lekë (saktësisht 9 257 221,00 lekë).

Ndërkohë tenderi është fituar pa garë nga kompania ” KOLA INVEST ” shpk & “IMPLEX” shpk”. Për të kryer procedurën garuese në garë për këtë tender është dhe kompania “COLOMBO” shpk & “NDERTIMI” shpk, e cila është skualifikuar automatikisht pasi ka humbur të drejtën për të marrë pjesë në tendera. Për këtë arsye, kompania në fjalë nuk duhet të regjistrohej në garë. Në këto kushte tenderi është zhvilluar me vetëm një konkurrent, duke u klasifikuar me “flamur të kuq”, me rrezik të të lartë abuzimi nga autoritetet.

Në korrik të këtij viti kryeministri Edi Rama mblodhi krerët e pushtetit vendor të të gjithë Shqipërisë, ku iu kërkoi të ndalonin abuzimet me tendera apo ato që ai vet i cilësoi si ‘kostume të qepura me porosi”, pasi në të kundërt nuk do të kishte tolerime dhe të tilla shkelje do të konstatoheshin, duke vënë para përgjegjësisë abuzuesit. Disa muaj më pas këto deklarata të kryeministrit dukshëm janë harruar nga ai vet dhe patronazhistët e tij, të cilët nuk kanë survejuar asnjë rast të shpërdorimit të parave të taksapaguesve.

Etiketa: Bashkia HimareJorgo Gorokryesore2ligji i konkurrencestender

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Administratori i Anës së Malit, Shkodër i përgjigjet ministrit Peleshi: Situatën e dimë më mirë ne se ai

Administratori i Anës së Malit, Shkodër i përgjigjet ministrit Peleshi: Situatën e dimë më mirë ne se ai

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka
Sport

“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka

20:00 - 03/10/26

Anglia ka dhuruar një demonstrim force në Rijeka, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin e thellë 7-0 në Ligën e Kombeve....

Lexo më shumë
Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

15:34 - 03/10/26
Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

15:25 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com