Zbardhen 5 raste të vjedhjes në markete, të kryera në Tiranë, gjatë javëve të fundit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes.
Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marketi”.
Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi G. D., 36 vjeç.
Ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore, në markete të ndryshme të Tiranë, ngjarje të ndodhura javët e fundit.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.
Discussion about this post