GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alarmi në Hamburg/ Babai merr peng vajzën e tij 4-vjeçare

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarmi në Hamburg/ Babai merr peng vajzën e tij 4-vjeçare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një baba i armatosur në aeroportin e Hamburgut, po mban peng vajzën e tij 4-vjeçare që nga mbrëmja e djeshme.

Mediat gjermane raportojnë se personi i armatosur është një burrë 35-vjeçar me origjinë turke nga Saksonia e Ulët. Ai dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje për kujdestarinë me nënën e fëmijës dhe e ka rrëmbyer vajzën e vogël të shtunën pasdite. Bild raporton se burri dëshiron të udhëtojë me të në Turqi me avion.

Fotogaleri - Frikë në aeroportin e Hamburgut: një burrë i armatosur hyn me makinë - foto 1

Nëna kishte lajmëruar më herët policinë, duke denoncuar rrëmbimin e fëmijës. Burri qëlloi dy të shtëna në ajër dhe hodhi një koktej molotov (është një armë ndezëse e hedhur me dorë, e ndërtuar nga një enë e thyeshme e mbushur me substanca të ndezshme të pajisur me një fitil), tha një zëdhënës i policisë federale.

Trafiku ajror në aeroportin e Hamburgut u ndal menjëherë me terminalet e mbyllura dhe dhjetëra fluturime të anuluara. Mbrëmë, 17 fluturime të planifikuara për t’u ulur në Hamburg, me 3200 persona në bord, u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Fotogaleri - Frikë në aeroportin e Hamburgut: një burrë i armatosur hyn me makinë - foto 3

Për sot janë planifikuar 286 fluturime me 34500 pasagjerë. Policia tha se një psikolog po flet me burrin dhe nuk ka asnjë indikacion se ai mund të dëmtojë njerëz të tjerë.

“Operacioni policor vazhdon, trafiku ajror mbetet i pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm,” tha menaxheri i aeroportit këtë mëngjes në platformën X. Zëdhënësja e policisë Sandra Løvgrun për rrjetin televiziv NDR tha se ishte një “shenjë shumë e mirë” që babai i familjes qëndroi në kontakt me autoritetet “për kaq gjatë”.

Fotogaleri - Frikë në aeroportin e Hamburgut: një burrë i armatosur hyn me makinë - foto 4

Etiketa: aeroportiGjermaniHamburg

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Operacion antidrogë/ Arrestohen 4 shqiptarë, sekuestrohet kanabis

Operacion antidrogë/ Arrestohen 4 shqiptarë, sekuestrohet kanabis

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com