GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ibra zbulon skandalet e United: Më mbajtën nga paga për një lëng frutash

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ibra zbulon skandalet e United: Më mbajtën nga paga për një lëng frutash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar shumë të pathëna në lidhje me klubet ku ka luajtur në autobiografinë e tij me titull ‘Adrenalinë’

Koha te Machester United është një nga ato që 40-vjeçari, i cili luan me Milanin në Serinë A, kujton me më pak dëshirë.

Ai ka zbuluar një skandal që nuk ishte dëgjuar më parë për një klub futbollit, sulmuesi suedez ka theksuar se atij i është mbajtur 1 euro nga rroga vetëm sepse kishte marrë një lëng frutash në minibar.

“Isha në hotel me skuadrën dhe kisha etje, kështu që shkova te minibari dhe mora një lëng frutash. Kaluan disa ditë dhe erdhi koha për të marrë pagën. Zakonisht nuk e shoh sa më kanë kaluar në llogari, e shoh vetëm në fund të vitit. Mirëpo, në këtë rast e pashë dhe vura re se nga rroga më mungonte 1 euro”,-tha ai.

Më tej ka treguar edhe mënyrën sesi e zbuloi një skandal të tillë, duke theksuar se këto detaje bëjnë diferencën mes klubeve.

“Telefonova menaxherin e skuadrës dhe i thashë pse më kanë hedhur një euro më pak. Më tha se 1 euro ishte zbritur për shkak të lëngut të frutave që kisha marrë në hotel. Mendova se po bënte shaka, por më tha se te United çdo gjë paguhej. U irritova sepse unë nuk shkova në hotel për pushime, por po përfaqësoja United. Isha prej punës në atë hotel. Nëse puna ime është të luaj futboll, duhet të pi lëngje. Nuk luaj dot i dehidratuar. Nuk më besohej që më mbajtën 1 euro, diçka e tillë nuk do të kishte ndodhur kurrë në Itali. Këto janë detaje që bëjnë diferencën mes klubeve”,-shtoi Ibra.

Ai ka theksuar e edhe një problem tjetër nga periudha kur luante për United, rojën e qendrës stërvitore.

“Çdo ditë, kur shkoja në qendrën stërvitore të klubit, duhej të tregoja dokumentet në mënyrë që të hyja. Një ditë, ula xhamin e makinës dhe i thashë personit te dera se unë isha lojtari kryesor i skuadrës dhe nëse nuk më njihte, atëherë duhet të ndërronte profesion”,-theksoi Zlatan Ibrahimovic./Sportzona.al

Etiketa: ibraleng frutashunited

Lajme të lidhura

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit
Breaking Views

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
Para
Aksioni i ARRSH për daljet në autostrada, bizneset në protestë: Dy kërkesat që kemi

Aksioni i ARRSH për daljet në autostrada, bizneset në protestë: Dy kërkesat që kemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

Më 22 shtator, drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, në një konferencë ndërkombëtare...

Lexo më shumë
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com