GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ervin Demo i fal Ramazan Kalisë 542 MLN lekë për riparim banesash, romët i lë buzë lumit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe vetë fëmijët e këtij komuniteti shprehen se nuk shkojnë në shkollë sepse nuk kanë lekë dhe se shkollat janë shumë larg dhe pse shprehin dëshirën

Edhe vetë fëmijët e këtij komuniteti shprehen se nuk shkojnë në shkollë sepse nuk kanë lekë dhe se shkollat janë shumë larg dhe pse shprehin dëshirën

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, shpërdoron fondin prej 542 MLN lekësh për rregullimin e shtëpive të romëve. Projekti i madh për riparimin e shtëpive të familjeve rome dhe të varfra në disa bashki, si kjo e Beratit, po ushqen korrupsionin lokal. Ky është një projekt i bukur për propagandë elektorale nga kryebashkiakët, ndërkohë që shërben për të xhiruar fondet tek miqtë e tyre.

Më datë 7 nëntor 2023, Bashkia Berat ka publikuar kontratën e tenderit me objekt “Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet të varfra dhe të pafavorizuara”. Demo ka llogaritur jo pak, por 542 milionë lekë në dispozicion të këtij projekti.

A do të shkojnë këto lekë tek familjet e romëve të pastrehë?

Kjo vihet në dyshim, nëse shohim si është zhvilluar prokurimi i këtij fondi. Shohim se për këtë tender kanë shfaqur interes 5 kompani, ku dy prej tyre kishin ofertat më të lira, me 420 milionë lekë, pra 120 milionë lekë më lirë se fondi limit. Por, të dyja këto kompani, bashkë me dy të tjerat janë skualifikuar nga gara që në fazën e parë, pas asnjë justifikim ligjor.

Kështu, mbeti mbi tryezë vetëm oferta e bashkimit të operatorëve  LIQENI VII SHPK  në pronësi të Ramazan Kalisë dhe  SARDO SHPK, me vlerë 510 milionë lekë, sa 87% e fondit limit dhe 100 milionë më shumë se ofertat e përjashtuara. Pikërisht në këtë pikë nis abuzimi, por Demo i ka anashkaluar kërkesat e ligjit mbi prokurimet dhe i ka dhënë këtyre firmave menjëherë kontratën.

Prokurimi është vlerësuar me risk të lartë korrupsioni nga Open Data Albania dhe është shënuar me “Flamur të kuq”.

Ato lekë që do të filtrojnë nga procesi i korruptuar i këtij tenderi do të përdoren për meremetimin e 55 shtëpive në qytetin e Beratit dhe në fshatra.

Sipas preventivave të firmosura nga kryebashkiaku, kompania fituese do të vendosë sipas rastit “Tavan me kartonxhes”, do të bëjë “suva” brenda shtëpive, hidroizolim me bitum, suva solete, veshje me pllake majolike, çati me tjegulla, shtresë dërrasash, suva fasade, bojë plastike, dyer e dritare alumini me xham, etj.

Familjet rome në harresë

Në listën e familjeve që do t’u meremetohen shtëpitë nuk ka përfaqësues të “shtresave të pafavorizuara”, siç e ka emrin projekti (mungojnë romët e pastrehë). Në fakt projekti ka qenë i krijuar fillimisht për komunitetin rom, por u fut më pas edhe kriteri “familje të varfra” që e zgjeron rrethin e përfituesve.

Në vitin 2022 është ngritur si problem në shumë media se janë 50 familje Rome të pastreha, që jetojnë të bashkuara në periferi të qytetit që prej viteve ’90. Skamja i ka detyruar të mos i arsimojnë fëmijët e tyre. Rreth 100 fëmijë të këtij komuniteti, nga mosha 7-17 vjeç janë analfabetë, vetëm disa prej tyre kanë bërë vetëm një ose dy klasë shkollë dhe më pas e kanë lënë arsimin 9-vjeçar.

Berat, 2022

Banorët e komunitetit rom shprehen se familjet e tyre kanë shumë pak të ardhura dhe për këtë arsye e kanë të pamundur t’i dërgojnë fëmijët në shkolla. Një tjetër arsye sipas tyre është edhe largësia e shkollave ekzistuese dhe ata kanë frikë për fëmijët pasi duhet të kalojnë rrugën vetëm

Edhe vetë fëmijët e këtij komuniteti shprehen se nuk shkojnë në shkollë sepse nuk kanë lekë dhe se shkollat janë shumë larg dhe pse shprehin dëshirën e madhe për të arsimuar. Sipas statistikave vetëm 12 nga 117 fëmijë rom të moshave 6-17 vjeç ndjekin arsimin 9-vjeçar, ndërkohë që asnjë fëmijë nga 0-6 vjeç nga kjo lagje nuk shkon në kopshte apo çerdhe. Me sa duket këto familje nuk kanë interes elektoral për kryetarin e bashkisë Berat.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bashkia beratervin demofamiljet romeShtëpi

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Braktisi foshnjen që ndërroi jetë në spital, arrestohet 30-vjeçarja

Braktisi foshnjen që ndërroi jetë në spital, arrestohet 30-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!

20:49 - 23/08/26

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim me tone të forta në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, duke shprehur mbështetjen...

Lexo më shumë
Aktivisti Arben Kola: Avioni u premtua 4 herë, paratë harxhohen për propagandë! Zjarrfikësit të bashkohen në shesh

Aktivisti Arben Kola nga protesta: I pabesi nuk ka më besë, nuk ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës

20:40 - 23/08/26
Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën desh ma bënë gjysmë robi këtu në spital, të gjithë në protestë

Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën desh ma bënë gjysmë robi këtu në spital, të gjithë në protestë

20:07 - 23/08/26
Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

20:04 - 23/08/26
Mbështet “Revolucionin e Flamingove”! Pas Dua Lipës edhe Ermal Meta ‘braktis’ Ramën: Kjo tokë është e jona dhe  nuk shitet

Mbështet “Revolucionin e Flamingove”! Pas Dua Lipës edhe Ermal Meta ‘braktis’ Ramën: Kjo tokë është e jona dhe nuk shitet

19:51 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com