Ish-kryeministri, Sali Berisha u pyet gjatë konferencës për shtyp me gazetarë në lidhje me heshtjen e kryeministrit Edi Rama për aksionin e opozitës.
“Shkoj në një vizitë në Malajzi. E kisha mik kryeministrin e vendit dhe ishte mjek. Ata kishin vuajtur shumë nga guerrilasit komunistë dhe problemi më i madh ishte xhungla dhe fusnin kurthe mekanike ku binin ushtarët në kurth.
Ke shumë të drejtë po nuk kam çfarë ti bëjë Partisë. Edhe Rama thotë se unë skam punë dhe ia shkarkon Lindës. Është i tronditur deri në palcë nga kjo lëvizje, të cilën nuk e kontrollon dot. Kjo është lëvizje pa kthim. Kjo është lëvizje ka filluar për të drejta themelore. Nuk lejon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare sepse do të fshehë vjedhjet që ka bërë. Nëse përfitojnë familjarët e tij, kjo është vjedhje e hapur.
A e dini se 10 herë më e rëndë është ajo që bën Rea. Ligji thotë se deputeti dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë të ardhura përveç rrogës nga fondet publike. Ai është i tronditur. Erdhi një ditë në Parlament dhe iku. Është hajduti më i madh i shqiptarëve në histori. Vetëm Vilma Nushit i dalin 20 mijë njerëz që janë në atë botë që paguajnë për të.”
Discussion about this post