GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

36-vjet nga vdekja e Lasgush Poradecit, poetit të lirisë e dashurisë

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
36-vjet nga vdekja e Lasgush Poradecit, poetit të lirisë e dashurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si sot, më 12 nëntor 1987, u nda nga jeta poeti Lasgush Poradeci, siç ndahet flamuri prej lundrës në poezinë e tij.

Lindi në gjirin e familjes Gusho, më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. U quajt Llazar, ndonëse do të arrinte përjetësinë në sajë të emrit të tij të pendës. Në moshën 10-vjeçare ndoqi mësimet në Manastir dhe më pas u zhvendos në Athinë, ku mbaroi liceun. Në vitin 1921 iu drejtua Rumanisë për të vijuar me studimet e larta. Në Bukuresht, u përfshi në radhët e lëvizjes atdhetare të kolonisë shqiptare dhe iu besua detyra e Sekretarit të Përgjithshëm.

Vepra poetike e Poradecit është një triptik që i këndon lirisë, dashurisë dhe liqenit. Në vitin 1933, u botua vëllimi i parë i poetit “Vallja e yjeve” dhe më 1937-n, u publikua vëllimi pasues “Ylli i zemrës”. Ndër të tjera, Poradeci shkroi poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta” dhe “Kamadeva”. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore, sikurse: “Eugjen Onjegini” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit etj.

“Të rite e vitevet të mi”, “Fryn Veriu”, “Foli nëna me vajtim”, “Mall’i vjershëtorit”, “Kroj’i fshatit tonë” dhe “Kush ta fali bukurinë”, janë disa nga poezitë e Poradecit që u hodhën në pentagram për artisten shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli për publikun me këtë rast ftesën e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Universitetit të Tiranës drejtuar filologut Poradeci për pjesëmarrje në Kongresin e Drejtshkrimit dhe dëshmia lëshuar atij si delegat i Kongresit, me numër rendor 54.

Etiketa: Lasgush Poradeci

Lajme të lidhura

Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh
Aktualitet

Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh

12:20 - 25/05/26
“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Bota

“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

08:21 - 11/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Këlliçi: KESH paguan 462 mln lekë për 2 anijet ‘Tigër’ që nuk punojnë

Këlliçi: KESH paguan 462 mln lekë për 2 anijet ‘Tigër’ që nuk punojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt
Aktualitet

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se reagimet publike për ngjarjet në Zvërnec  e kanë bërë të reflektojë...

Lexo më shumë
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

09:10 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetbettilt giriş