GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK çon për gjykim ish-efektivët e Policisë së Elbasanit

13:43 - 13/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtarët e Bashkisë Dimal dënohen për rryshfet me lejen e ndërtimit

Godina e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), e cila nisi punen kete te premte. /r/n/r/nThe building of the Special Court against Corruption and Organized Crime (SPAK), which began work this Friday.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të disa efektivëve të policisë së Elbasanit, pasi akuzohen për korrupsion në lidhje me prerjen e paligjshme të druve. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasve Zenel Taragjini dhe Lirian Taragjini iu është bllokuar nga policia një makinë me dru zjarri.

Shtetasi Lulzim Hasa, në rolin e sekserit ka ndërhyrë duke iu premtuar lirimin e makinës me dru për 30 mijë lekë të reja me ndërhyrje te dy OPGJ-të, Çelnik Toska dhe Sefer Shuka. Por paratë nuk janë dhënë dhe as janë marrë.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal nga BKH, janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Çelnik Toska dhe Sefer Shuka në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe shtetasi Lulzim Hasa, kanë marrë në disa raste nga shtetasit Zenel Taragjini dhe Lirian Taragjini, përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

Njoftimi i SPAK

1- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 19.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale me Nr. 187 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve Ç.T, L.H, S.Sh, L.T dhe Z.T.

2-Në seancën e datës 13.11.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 104 Regjistri Themeltar, datë 13.11.2023 vendosi:

1- Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2- Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 187 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:

Ç.T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funskionarëve të tjerë të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ҫ i Kodit Penal;

Lulzim Hasa, i cili akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i katër i Kodit Penal;

S.Sh i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

L.T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funskionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 319 e 25 dhe 245/1 paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal;

Z.T, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funskionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 319 e 25 dhe 245/1 paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal;

Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.

Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Etiketa: ElbasanpoliceSpak

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Bllokohet “Siguria”/ Noka në vendin e kryetarit, PS e kalon online

Bllokohet "Siguria"/ Noka në vendin e kryetarit, PS e kalon online

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com