GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës në Kuvend, Berisha: Ja pse nuk tërhiqemi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e opozitës në Kuvend, Berisha: Ja pse nuk tërhiqemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha, nga Kavaja, ku po zhvillon një takim me mbështetës dhe simpatizantë të tij, tha se opozita nuk do të heqë dorë deri në fund nga lufta në Parlament.

Berisha tha se nëse opozita do të tërhiqet nga aksioni opozitar, atëherë ka tradhëtuar besimin e demokratëve, e votuesve të saj, ndaj dhe do të luftojë deri në fund për të drejtat e saj kushtetuese.

Në këtë kuadër ai përmendi Komisionet Hetimore, që refuzohen nga Kryeministri Edi Rama.

“Edi Rama ka bllokuar dhe nuk na lejon ngritjen e asnjë komisioni hetimor parlamentar. Kemi dërguar 8 kërkesa, secila me mbi 35 firma, për të hetuar në emër tuaj, asnjë prej tyre nuk vjen në parlament, sepse Shqipëria nuk është më një vend me pluralizëm, sepse Shqipëria është vend i një njeriu që vendos këtu për çdo gjë.

Po pse nuk lejon ai? Sepse çfarë është njëri komision? Njëri komision është hetim për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit. Mekanizmi më kryesor i vjedhjes së taksave tuaja, i vjedhjes së pasurive tuaja, qëndron në shkeljen e këtij ligji.

Ky ligj ndalon familjarët e pushtetarëve, ndalon vetë pushtetarët, të mos afrohen dhe të mos aplikojnë për tendera, prokurime, koncesione të sektorit publik, gjersa familjari i tyre është kryeministër, ministër apo diçka tjetër. Se vetëkuptohet se këtu përdoret pushteti pastaj. Dhe për të tjerët nuk mbetet…

Çfarë ndodh? Ka dy vjet dhe më shumë, familjarët e Edi Ramës bëjnë kërdinë nëpër tendera. Një lukuni e tërbuar. Baxhanaku i tij fiton qindra tendera. i vëllai i tij, me tërbim, me kompani me Amant Josifin, vjedhin miliarda në Europë.

Vajza e familjes, fiton çdo javë, çdo muaj, çdo dy muaj, tendera. Vajzë e mbarë, ka një nen Kushtetuta, e cila thotë- dhe Rama e di, dhe Linda ti e di- se familjarët e deputetit dhe kryeministrit nuk mund të kenë asnjë të ardhur nga sektori publik, qendror apo lokal, përveçse rrogave të tyre.

E ka përcaktuar Kushtetuta”, tha Berisha.

Në vijim ai shtoi se Kushtetuta thotë se nëse ndodh, familjari humbet mandatin.

“Tani imagjinoni ku jemi ne? Na thotë merruni me filanin, me fistëkun, po jo me mua se jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën.

Po këtë nuk mund ta pranojmë ne, se në momentin që e pranojmë këtë, ju kemi tradhtuar ju, tradhtojmë besimin tuaj, idealet tuaja.

Ne nuk do e bëjmë kurrë dhe prandaj jemi ngritur në parlament dhe luftojmë dhe do luftojmë gjer në fund për të drejtat tona.

Kjo është e vërteta për parlamentin”, theksoi ai.

Etiketa: berishaKryesore1kuvendOpozita

Lajme të lidhura

Berisha i mohoi garën, Salianji: U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE
Breaking Views

Berisha i mohoi garën, Salianji: U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE

23:20 - 01/05/26
Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital
Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital

22:04 - 01/05/26
Dosja “RYDOX”, pretenca e SPAK: 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online
Aktualitet

Dosja “RYDOX”, pretenca e SPAK: 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online

21:26 - 01/05/26
Para
“Mbyllni dyer e dritare”, Çako: Ja çfarë po hedhin me avion (VIDEO)

"Mbyllni dyer e dritare", Çako: Ja çfarë po hedhin me avion (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha i mohoi garën, Salianji: U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE
Breaking Views

Berisha i mohoi garën, Salianji: U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE

23:20 - 01/05/26

"Shqiptarët do thonin u legenos, për një funksion, një kolltug, karrige, u legenos në kuptimin e mirëfilltë të fjalës". Ky...

Lexo më shumë
Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital

Plagosje me thikë në Vlorë, i riu përfundon në spital

22:04 - 01/05/26
Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit

Aksident gjatë raportimit në Greqi, gazetarët rrëzohen nga shkalla e avionit

21:51 - 01/05/26
Dosja “RYDOX”, pretenca e SPAK: 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online

Dosja “RYDOX”, pretenca e SPAK: 6 vite burg për të akuzuarin për vjedhjen e të dhënave online

21:26 - 01/05/26
Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja

Super motorët 800 MLN lekë/ Drejtorët e Policisë ikin dhe vijnë, “supermeni” i tenderave mbetet Hysen Vadenja

20:39 - 01/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com