GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Studimi: Bizneset në vend i druhen kostove që do të sjellë integrimi në BE

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi: Bizneset në vend i druhen kostove që do të sjellë integrimi në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një studim i kryer nga Qendra Shqiptare për Konkurrencën dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), ka treguar qëndrimet që kanë bizneset në vendin tonë mbi efektin që do të ketë integrimi i Shqipërisë në BE.

188 kompani janë pyetur, mbi pritshmëritë e integrimit, kostot dhe përfitimet që do të kenë në aktivitetin e tyre. 47% e bizneseve të pyetura thonë se kostoja kryesore e kompanisë së tyre në rast anëtarësimi në BE do të jetë përshtatja me rregulloret dhe standardet e BE. Ndjekur nga presioni dhe konkurrenca e produkteve evropiane me 28%, më pas është sfida në investime në teknologji të reja me 16% dhe 9% e kompanive kanë si kosto rritjen e shpenzimeve.

Në rast se anëtarësohemi në BE, 45% e bizneseve thonë se përfitimet afatgjata do i tejkalojnë kostot, ndërsa 17% shprehen skeptik, dhe pohojnë se kostot do jenë mbi përfitimet. Nga ana tjetër 43% e ndërmarrjeve janë skeptike nëse do mund ti përballonin kostot që do u krijoheshin pa mbështetje, ndërkohë që 19 % janë të bindur që nuk mund ti përballojnë të vetëm kostot e reja. Sipas studimit vetëm 38 % e kompanive mund të përballojnë kostot.

Sa i takon sektorëve më të favorshëm për të përfituar, perceptimi i kompanive të pyetura është që nga anëtarësimi në BE sektori që do të përfitoj më shumë është turizmi 33%, ndjekur nga bujqësia mendojnë 31% e kompanive të pyetura, më pas 28% janë për prodhimin industrial dhe vetëm 8% janë për shërbimet.

Sipas kompanive të pyetura përfitimi më i madh i tyre do të jetë sa i takon mbrojtjes dhe sigurisë ligjore, këtë e mendojnë 34% e kompanive. Më pas 31% e kompanive thonë se do të ketë rritje të xhiros dhe të eksporteve, 24% shprehen se do të ketë rritje të cilësisë së produktit dhe 11% e kompanive shprehen se do të ketë ulje të kostove të prodhimit.

48% e kompanive të pyetura mendojnë se Shqipëria do të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, më pas janë 25% kompanive që thonë pas viti 2040 dhe 27% pohojnë pas vitit 2040. Si pengesën kryesore për anëtarësimin e vendit, bizneset shohin institucionet e dobëta të Shqipërisë. Janë 34% e të pyeturve që ndajnë këtë mendim, ndjekur nga kultura politike me 32%, ekonomia dhe standardet e dobëta 30% e të pyeturve.

Etiketa: BizneseIntegrimi ne BE

Lajme të lidhura

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Evis Sala dha dorëheqjen, Klodiana Spahiu emërohet në postin e ministres për Shëndetësi
Aktualitet

E firmosi e Evis Sala para se të dorëhiqej, Klodiana Spahiu e Shëndetësisë anulon tenderin 50 milionë € të dializës

13:22 - 25/09/26
Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali
Breaking Views

Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

21:14 - 24/09/26
Para
Çështja “Toyota Taris”, Artan Hoxha: Prokurori belg lëviz me makinë të blinduar kur vjen në Shqipëri

Çështja “Toyota Taris”, Artan Hoxha: Prokurori belg lëviz me makinë të blinduar kur vjen në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar
Aktualitet

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar

18:09 - 26/09/26

Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Agron Llapushi, 49 vjeç, është gjetur i varur...

Lexo më shumë
Tre orë para sfidës me Bjellorusinë në ‘Air Albania’, ja sa është numri i biletave të shitura

Tre orë para sfidës me Bjellorusinë në ‘Air Albania’, ja sa është numri i biletave të shitura

17:54 - 26/09/26
Shqipëri-Bjellorusi, 4 kuqezinj përfundojnë në tribunë

Shqipëri-Bjellorusi, 4 kuqezinj përfundojnë në tribunë

17:43 - 26/09/26
Autobusi me turistë shpërthen në flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit

Autobusi me turistë shpërthen në flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit

17:28 - 26/09/26
Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje!

Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje!

17:13 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com