GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Me sa pikë e mbyll Shqipëria Grupin? Parashikimi i Orges Shehit

18:13 - 15/11/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Shehi tregohet i sinqertë: Në Shqipëri nuk punohet me projekte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria po bën gati shampanjën e Euro 2024, teksa për t’u kualifikuar në Europian mjafton një pikë në ndeshjet e mbetura, atë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Kuqezinjtë po bëjnë një rrugëtim perfekt deri tani, me skuadrën që duket më e uritur se asnjëherë më parë nën drejtimin e trajnerit Sylvinho. Tekniku i njohur shqiptar, Orges Shehi iu përgjigj pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa, në intervistën ekskluzive për Sport News në News 24.

Po i shijon pushimet Shehit, për më tepër, po paguhesh për të qenë pushim?

Këto kohë jam përkushtuar në punët e mia personale dhe familjare. Po shkon çdo gjë mirë. Kjo ka rëndësi.

Është momenti i Kombëtares, nuk dua të ngacmoj në lidhje me të ardhmen tënde, por si një ish lojtar i ekipit përfaqësues, si një trajner me shumë emër, dua të analizojmë së bashku Shqipërinë, rrugëtimin e kuqezinjve për në “Euro2024”. Në lidhjen e fundit, ishin pak përpara sfidën së kthimit me Republikën Çeke, ishit i bindur që Shqipëria nuk humbiste. Jo vetëm që nuk humbëm, por morën një fitore të madhe. E sigurojmë zyrtarisht biletën për në Gjermani nga Moldavia?

Para ndeshjes me Poloninë kam thënë që të paktën kombëtarja jonë do të dali të paktën me një barazim. Duke patur parasysh faktin, që përballeshim me një kundërshtar direkt. Nesër? Çdo skuadër kur ka një ecuri të mirë, kur ka një grup të mirë, gjërat do të mund t’ia dalim. Unë mendoj dhe besoj se me atë përformancë dhe me atë entuziazëm, do të bëjmë një hap të sigurt drejt objektivit kryesor.

Shehi, dua të ndalemi te disa individë, e nisim nga Taulant Seferi, një lojtar që ju e njihni shumë mirë, e prisje shpërthimin e tij kundër Çekisë?

Taulanti është një lojtar me vlera. Kur erdhi te Tirana, e pashë çfarë kualiteti ka. Në 3 muajt e parë hasi vështirësi, jo për shkak të cilësisë që kishte, por për shkak të pozicionit ku ai luante. Në fillimet e mia, te Tirana ka qenë lojtar i avancuar. Hasi vështirësi, për shkak të lojtarëve që kishte rreth e rrotull. Në fillimin e sezonit, u spostua në krah, aty ku po luan edhe me Kombëtaren. Ai është lojtar që ndihmon ekipin, edhe kur nuk shënon.

Njihni shumë mirë edhe Cikalleshin, një produkt i futbollit shqiptar, pse beson kaq shumë Sylvinho, është i vetmi lojtar nga reparti ofensiv që nuk ka shënuar asnjë gol. E bëj këtë pyetje, ia bëra edhe Rrakllit, pasi tifozët, opinioni, mendon se në këtë pikë, Sylvinho mund të provojë diçka ndryshe, mund të provojë Dakun nga minuta e parë, ka dhe disa sulmues të tjerë që mund të bëjnë këtë rol, si Seferi apo Uzuni…Nuk duam kurrsesi të gjykojmë zgjedhjet e Sylvinhos, thjesht duam të kuptojmë si mendon një trajner në të tilla raste.

Cikalleshi është një lojtar që sakrifikon shumë, e ndihmon jashtëzakonisht shumë skuadrën. Edhe pse nuk ka shënuar, ka hapur hapësira shumë për shokët e tij. Ka ndihmuar shumë ekipin duke bërë presion me shpejtësinë e tij. Ai është lojtar punëtor dhe shumë i domosdoshëm. Kjo është zgjedhje rezultative e Sylvinho. Kur arrin objektivin, nuk ka përse ndryshon.

Kemi kaq shumë sulmues të mrekullueshëm Shehi, por mungon Broja. A ishte i drejtë vendimi i Sylvinho-s për të mos e grumbulluar në dy ndeshjet e fundit?

Bëhet fjalë për një lojtar që luan te një nivel i lartë si Chelsea. Kjo të bën të kuptosh që çfarë futbollistësh kemi në gjirin tonë. Kjo të bën të kuptosh çfarë force kemi dhe ku kemi arritur. Broja e ka të ardhmen përpara. Vjen pas një dëmtimi, për mendimin tonë do të jetë pjesë e padiskutueshme e Shqipërisë. Ka cilësi të mëdha, është lojtar premtues. Në këtë situatë, trajneri e ka parë të arsyeshme të mos ndryshojë vendim, ndoshta edhe për shkak dëmtimi.

Shehi, jemi sulmi më i mirë i grupit dhe mbrojtja më e mirë, çfarë do veçojë, Rraklli psh më tha se është më e rëndësishme që nuk pësojmë, pasi në Evropian nuk do luajmë “ballore” me ekipet e mëdha. Ju çfarë do të vlerësoni më shumë te ky ekip?

Faza e grupeve është maratonë e shkurtër, jo se kampionati është maratonë e gjatë. Që të arrijmë në dy vendet e para, të duhet ekuilibër. Ekuilibri vjen kur ke ekip me entuziazëm dhe kur ke ekip që lufton në çdo moment. Një efekt të madh ka edhe mbrojtja. Nuk do doja ta ndaja mbrojtjen nga sulmi. Të gjithë janë mbrojtjes kur nuk kemi topin, të gjithë janë sulmues kur kemi topin. Më parë më pyete për Cikalleshin dhe të thash që bën presion. Kemi skuadër që vendoset mirë, kur kemi topin bëjmë agresivitet dhe shkojmë me ritëm të lartë në portën rivale. Kjo na ka nxjerrë fitues, tranzicioni është kush e bën më shkurt, është fitimtar. Këtu bën pjesë edhe pjesa individuale, ku Asani psh e ka zgjidhur ndeshjen në mënyrë individuale.

Dua një koment personal për Etrit Berishën, por portën e Shqipërisë në përgjithësi. Paraqitja e tij kundër Napolit bëri xhiron në rrjet. Ju e njihni edhe personalisht Berishën. A shkojmë të qetë në Evropian nga kjo pikëpamje?

Etriti është portier i nivelit të lartë. Mendoj se është një nga më të mirët dhe duhet të shkruhet emri i tij në germa të arta. Atij nuk i pëlqejnë mediat apo daljet. Pati periudhë të vështirë te Torino, u rikthye, e kjo tregon vullnet. Është një nga shtyllat e ekipit tonë kombëtar, siç ka qenë në Euro 2016. Me këta portierë që kemi, shkojmë të qetë.

Me sa pikë e mbyllim këtë grup Shehi, do e thyejmë rekordin e pikëve?

Unë mendoj me 19 pikë. Marrim edhe 6 pikë të tjera.

Etiketa: kombetareorges shehiParashikim

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Trajneri i kombëtares moldave: Ja si do e mund Shqipërinë e Sylvinho

Trajneri i kombëtares moldave: Ja si do e mund Shqipërinë e Sylvinho

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com