GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I vdiq pacientja në rrugë, mjeku Sokol Bregaj merret i pandehur

16:21 - 17/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
E zuri poshtë çisterna e ujit, ndërron jetë shtetasi turk në Skrapar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Neglizhenca në mjekim dhe mos shoqërimi i një paciente me personel të specializuar (kardiolog), i ka marë jetën Areti Nakos, e cila ishte paraqitur në ambjentet e spitalit me vështirësi në frymëmarje dhe dhimbje gjoksi.

Nako, ka humbur jetën 1 vit më parë teksa po udhëtonte me ambulancë nga spitali i Fierit në drejtim të Tiranës, ku pritej të mjekohej në mënyrë më të specializuar.

Pas ambulancës së saj, qëndronte vajza dhe djali. Pesë minuta pasi kishte biseduar në telefon me vajzën, infermierja që e shoqëronte pacienten Areti Nako, ka njoftuar vajzën në telefon se e ëma kishte ndëruar jetë dhe duhet të bënin një kthim në spitalin e Kavajës, për të parë gjëndjen.

Lidhur me këtë çështje, prokurori i Fierit Petrit Vukaj, ka nisur hetimet pas kallëzimit të depozituar në 7 dhjetor 2022 nga djali i viktimës, shtetasi Englantin Nako.

Tashmë hetimet kanë përfunduar dhe i pandehur për këtë çështje është marë mjeku Sokol Bregaj, për akuzën e “Neglizhencës mjekësore”.

I biri i viktimës ka treguar në prokurori se:”…nëna ime kurohej prej 15 vitesh nga sëmundja e tensionit të lartë të gjakut. Mesa jam në dijeni ajo merrte një kokërr xarelto çcdo ditë dhe një lloj ilaçi tjetër, emri i të cilit nuk më kujtohet tani. Gjithashtu çdo 6 muaj ajo bënte kontrolle rutinë në Tiranë me kardiologun S.Qirko…”.

Por në 14 nëntor 2022 rreth orës 14:00 Nako ka bërë vizitën e fundit tek kardiologu i mësipërm dhe sipas vizitës, zemra ka qënë në kushte normale, duke rekomanduar që nëna e Englantinit të vazhdonte mjekimin që kishte.

“…një ditë më pas në datën 15 nëntor 2022 rreth orës 24:00 mamaja ime më ve në dijeni se nuk ndihej mirë, pasi kishte shtrëngim të kraharorit dhe se ndihej e lodhur. Menjëherë e shoqërojmë për në urgjencën e spitalit të Fierit.

Aty ju dha ndihma e parë nga ana e personelit të urgjencës, duke i matur tensionin i cili sipas tyre ishte normal dhe na thanë se përse e keni sjellë në spital pasi gjëndja është normale.

Ne kemi insistuar që ti bëhen ekzaminime të mëtejshme, sidomos për zemrën. Mjeku i urgjencës, i ka bërë “EKG” e zemrës ( Shiritin) nga ku u konstatua se kishim të bënim në infarkt të zemrës.

Mjeku Sokol Bregaj, menjëherë ka ndërhyrë me medikamente të cilat janë të pasqyruara në kartelë. Kjo ka zgjatur rreth 15 minuta…”-ka treguar në dëshminë e tij dhënë në prokurori djali i viktimës.

Pastaj i njëjti mjek i ka bërë një EKG dhe i ka vënë në dijeni familjarët se gjëndja e pacientes ishte rënduar më tej.

“…menjëherë e nisi për në Tiranë me ambulancë duke e shoqëruar me infermieren e spitalit dhe shoferin e ambulancës. Ne e shoqëruam nga pas me makinë, pasi nuk u lejuam të hipnim në ambulacë.

Infermierja ka marrë numrin e telefonit të motrës, për ta informuar dhe në hyrje të qytetit të Kavajës, ka telefonuar dhe motra ka folur me mamanë dhe mamaja i ka thënë që është mirë.

Pas rreth 5 minuta infermjerja na ka vënë në dijeni që mamaja ka ndërruar jetë dhe menjëherë ka kthyer ambulancën për në spitalin e Kavajës. Por mjeku atje konstaton që pacientja ka shkuar pa shenja jete…”-ka treguar i biri.

Englantin Nako, tregon se nuk ka pasur konsultë me mjekun specialist kardiolog dhe se ambulanca është nisur për në Tiranë me infermier, pa mjek shoqërues.

Nga të dhënat e administruara rezulton se, Spitali Rajonal Fier nuk ka mjek kardiolog mbas orës 16:30.

Sipas tij mjeku i urgjencës ka pasur mundësi ta dërgojë në spitalin Memorial-Fier, i cili është shumë afër spitalit Rajonal Fier.
Nga të dhënat e administruara në dosje rezulton se Spitali Rajonal Fier, ka marrveshje bashkëpunimi me Spitalin Memorial, për rastet që kërkojnë shërbim kardiologjie mbas orës 16:30. /OraNews/

Etiketa: ambulancaMjekupacienti

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Stresi në një rrëfim ndryshe: I thërrisja dajës “baba”…

Stresi në një rrëfim ndryshe: I thërrisja dajës "baba"...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com