GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Politikanët shqiptarë urojnë kombëtaren për kualifikimin në EURO 2024

në Politikë, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Politikanët shqiptarë urojnë kombëtaren për kualifikimin në EURO 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuqezinjtë kanë siguruar me barazimin 1-1 ndaj Moldavisë në transfertë pikën që i nevojitej për pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm, në Kampionatin Evropian.

Fitorja e Kombëtares është përshëndetur edhe nga radhët e politikës shqiptare nga presidenti, kryeministri si dhe krerët e partive kryesore.

Presidenti Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook, uron kuqezinjtë për kualifikimin e merituar.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin evropian “EURO 2024” që do të zhvillohet në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj falenderon kombëtaren për emocionet dhe kualifikimin e merituar.

“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024”, shkruan Begaj në Facebook.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë për herë të dytë në kampionatin evropian.

Teksa ka postuar një foto të tabelës së grupit E, ku Shqipëria renditet e para me 14 pikë, Rama falenderon kuqezinjtë.

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, shkruan Rama duke shtuar “Ëndrra vazhdon”.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas kualifikimit të kombëtares në Kampionatin Europian, pas ndeshjes me Moldavinë.

Në  një postim në rrjetin social Facebook, Meta ka uruar ekipin dhe shqiptarët për kualifikimin, teksa quan kualifikimin si historik që gëzon dhe bën krenar kombin tonë.

“Një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar.

Urimet më të përzemërta shqiponjave kuqezi, trajnerit, stafit dhe në veçanti tifozëve të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje.

Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i Kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar.”, shprehet Meta.

Urimi për fitoren historike të Shqipërisë, nuk ka munguar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha

Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë!

Lojë e bukur, barazim me Moldavinë. Kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani.

Urimet më të përzemërta të gjithë ekipit, yjeve të tij, kapitentit, liderit të tyre Sylvinho, arkitekt i kësaj arritje historike. Urime!

Etiketa: Politika

Lajme të lidhura

Mori dokumentin ‘sekret’ dhe u largua me vrap, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi
Aktualitet

Mori dokumentin ‘sekret’ dhe u largua me vrap, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi

10:30 - 28/07/26
“Thasë me para në Rinas”, Anonymous TV: A po përgatitet Edi Rama të largohet nga vendi?!
Aktualitet

“Thasë me para në Rinas”, Anonymous TV: A po përgatitet Edi Rama të largohet nga vendi?!

09:27 - 28/07/26
“Sy e veshë” nga Sllovenia, Egnatia luan nesër shanset për kualifikim në Champions League
Sport

Kërkohet një tjetër surprizë, Egnatia zbret sonte në fushë për sfidën ndaj Celjes në Champions League

08:49 - 28/07/26
Para
Aksident në Elbasan, 20 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Elbasan, 20 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta
Aktualitet

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

10:53 - 28/07/26

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për shtimin e tentativave të mashtrimit që synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp...

Lexo më shumë
Mori dokumentin ‘sekret’ dhe u largua me vrap, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi

Mori dokumentin ‘sekret’ dhe u largua me vrap, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi

10:30 - 28/07/26
Aksident i rëndë në Elbasan/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy persona përfundojnë në spital

Aksident i rëndë në Elbasan/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy persona përfundojnë në spital

10:13 - 28/07/26
Shkoi me pushime në Kretë, i riu shqiptar ndërron jetë pas dy javësh në koma (Emri)

Shkoi me pushime në Kretë, i riu shqiptar ndërron jetë pas dy javësh në koma (Emri)

10:07 - 28/07/26
Parashikimi i motit për sot, 24 Korrik 2025

Rikthehen temperaturat përvëluese, meteorologia: Na pret një 10 ditësh shumë i nxehtë

09:50 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com