GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Strategu Sylvinho, Shqipëria një nga mbrojtjet më të mira

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sylvinho reagon në rrjetet sociale, shkruan shqip
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka siguruar një biletë për në Euro2024, ndërsa kryeson Grupin E me 14 pikë, ku ka mbetur edhe ndeshja e fundit, ajo ndaj Ishujve Faroe, që do të luhet mbrëmjen e së hënës në “Air Albania”.

Kombëtarja shqiptare përgjatë 9 muajve nën drejtimin e Sylvinho ka dhuruar gjithçka në fushë, nga fitoret te spektakli. Madje disa nga golat e realizuar nga kuqezinjtë janë cilësuar si ndër më të bukurit e ndeshjeve në grupe, duke tërhequr vëmendjen edhe të UEFA-s.

Në një grup me dy skuadra me emër të madh, Poloninë dhe Çekinë, kombëtarja kuqezi e Sylvinho shkëlqeu, duke i rrëmbyer 3 pikë polakëve dhe 4 çekëve. Po 4 pikë, kombëtarja kuqezi përfitoi nga dy përballjet me Moldavinë.

Nën drejtimin e Sylvinho kombëtarja shqiptare ka vendosur rekordin e pikëve të grumbulluara, ku në 7 takime regjistrohet 1 humbje, dy barazime dhe 4 fitore, me një total prej 14 pikësh.

Me shumë gjasa kuqezinjtë do e mbyllin grupin me 17 pikë, duke pasur parasysh se në ndeshjen e fundit do të kenë përballë Ishujt Faroe, skuadrën më të dobët në grupin E.

Sylvinho i “dhuroi” kombëtares edhe dy zbulimet Mario Mitaj dhe Jasir Asani, tashmë të padiskutueshëm në fushën e lojës, ndërsa thirri rreth 40 futbollistë, për të krijuar më pas një nga skuadrat më kompakte në grup.

Në 7 takimet e luajtura, kombëtarja realizoi 12 gola, me një mesatare 1.7 gola në ndeshje, ndërkohë që ka pësuar vetëm 4. Kjo e ka bërë kombëtaren shqiptare një nga skuadrat me mbrojtjen më të mirë, dhe në fazën e grupeve, ata renditen pas Anglisë, Francës dhe Portugalisë, referuar në golat e pësuar.

 

Etiketa: kombetarekuqeziSylvinho

Lajme të lidhura

Liverpooli zyrtarisht me pronar të ri, miliarderi Jeff Bezos bëhet aksioner i “The Reds”
Breaking Views

Liverpooli zyrtarisht me pronar të ri, miliarderi Jeff Bezos bëhet aksioner i “The Reds”

10:14 - 15/08/26
Sezoni i ri nis në 21 gusht, del kalendari i ndeshjeve të Superiores për 5 javët e para
Breaking Views

Sezoni i ri nis në 21 gusht, del kalendari i ndeshjeve të Superiores për 5 javët e para

09:45 - 15/08/26
Liverpool e ka vënë në shënjestër Bradly Barcola, por PSG kërkon 145 milionë paund
Breaking Views

Liverpool e ka vënë në shënjestër Bradly Barcola, por PSG kërkon 145 milionë paund

09:03 - 15/08/26
Para
Media kroate tallet me serbët: Një lojtar kuqezi trazoi Serbinë

Media kroate tallet me serbët: Një lojtar kuqezi trazoi Serbinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lobimi i Veliajt arrin në PE/ Grupimi i Eurodemokratëve: Të respektohet prezumimi i pafajësisë!
Breaking Views

Lobimi i Veliajt arrin në PE/ Grupimi i Eurodemokratëve: Të respektohet prezumimi i pafajësisë!

10:20 - 15/08/26

Grupi politik “Demokratët Evropianë” (EDP/PDE) në Parlamentin Europian ka bërë një reagim të fortë lidhur me çështjen e Kryebashkiakut Erion...

Lexo më shumë
Liverpooli zyrtarisht me pronar të ri, miliarderi Jeff Bezos bëhet aksioner i “The Reds”

Liverpooli zyrtarisht me pronar të ri, miliarderi Jeff Bezos bëhet aksioner i “The Reds”

10:14 - 15/08/26
Rama gënjeu për “Albanian Files”, libri nuk u shtyp në Zvicër, por tek “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, përfitues i lejeve të ndërtimit

Rama gënjeu për “Albanian Files”, libri nuk u shtyp në Zvicër, por tek “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, përfitues i lejeve të ndërtimit

10:00 - 15/08/26
Mbrojtja Civile: 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive, vijojnë operacionet në Tiranë, Krujë dhe Dibër

Mbrojtja Civile: 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive, vijojnë operacionet në Tiranë, Krujë dhe Dibër

09:50 - 15/08/26
Sezoni i ri nis në 21 gusht, del kalendari i ndeshjeve të Superiores për 5 javët e para

Sezoni i ri nis në 21 gusht, del kalendari i ndeshjeve të Superiores për 5 javët e para

09:45 - 15/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com