GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Do mbrojmë pluralizmin me çdo çmim, Rama rreziku më madhor

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Do mbrojmë pluralizmin me çdo çmim, Rama rreziku më madhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Do mbrojmë opozitën dhe pluralizmin me çdo çmim dhe çdo mënyrë”, u shpreh nga Lushnja, kreu demokrat Sali Berisha, ku zhvilloi një takim me simpatizantë dhe mbështetës të opozitës.

Berisha e cilësoi Edi Ramën si rrezikun më madhor që ka vendi, duke shtuar se opozita nuk do e ulë kokën përpara këtij rreziku.

“Do bëjmë betejën pa kthim në emër të demokracisë, të së ardhmes. Nuk ka gjë më të shëmtuar se opozita e shitur, se opozita e kontrolluar. Edi Rama sot ka humbur kontrollin e opozitës”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se në 2013 u largua pasi kishte menduar se kishte kryer misionin e tij.

“Ne vijmë sot në këtë takim pas 10 vitesh, një opozite drobitëse, pas 10 vitesh në të cilat ne demokratët kemi parë para syve tanë se si, Edi Rama shpërbëri arritjet 30 vjeçare të demokracisë.

Ne pamë, para syve në këto 10 vite se si vota jonë, vullneti ynë, humbi vlerën e vet. Ne pamë se si këto 10 vite lumenjtë e djersës, mundit të fermerëve, biznesmenëve, qytetarëve të Lushnjes, u shpërbënë, u dëmtuan.

Ne pamë se si këto 10 vite u krye një gjenocid i vërtetë në kuptimin e krijimit të  kushteve për largimin nga vendi.

Ne pamë gjatë këtyre 10 viteve, se si ekonomitë e fermerëve shqiptarë u përgjysmuan, se si u adaptua një politike strikte, armiqësore. Mjafton të kujtoj këtu se në buxhetin e këtij viti, për fermerët që përbëjnë 40% të popullatës, parashikohen gjithsej 30 mln euro dhe prej atyre ju garantoj se të paktën 20 i futin në xhepa, qeveritarët dhe administratorët e tyre.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që nga themelimi i shtetit shqiptar, dhe më këtë nënkuptoj qeverinë e vendosur para Kongresit të Lushnjes, që fermerët e këtij vendi të kenë qenë më të braktisur.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që një qeveri të parashikojë për investim gjithsej 30 mln euro në të gjithë bujqësinë shqiptare”, tha Berisha.

 

Etiketa: berishaKryesore1LushnjëOpozitaRama

Lajme të lidhura

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë
Aktualitet

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

12:23 - 22/08/26
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta
Aktualitet

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26
Para
Sterilizimi, Berisha: Beqaj, shërbëtor i Ramës

Sterilizimi, Berisha: Beqaj, shërbëtor i Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë
Aktualitet

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

12:23 - 22/08/26

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendez, ngjarje e ndodhur pak ditë më...

Lexo më shumë
Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

12:10 - 22/08/26
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

11:50 - 22/08/26
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com