GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sterilizimi, Berisha: Beqaj, shërbëtor i Ramës

18:53 - 18/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sterilizimi, Berisha: Beqaj, shërbëtor i Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha e cilësoi Ilir Beqajn një shërbëtor të Edi Ramës. Berisha tha se është Edi Rama ai që shfaqej dhe i tregonte qytetarëve ato gërshërët me një gisht dhe u thoshte kjo është shëndetësia që gjetëm.

“Edi Rama nuk është budalla, por i duhej kjo, për të dhënë koncensionin e sterilizimit te një mjek që kishte një punishte muratorësh dhe që të rriste kostot me 83 herë. Ndaj Edi Rama nuk i do komisionet hetimore”, tha Berisha.

Sipas tij, Edi Rama ka kapur drejtësinë totalisht. “Burgosi një njeri tërësisht se është kundërshtar politik i Edi Ramës.

“Jamarbër Malltezi përfitoi tokën e tij të trashëguar, ndërsa Edi Rama merr për sarajet e veta 5 mijë metra tokë në kundërshtim me ligjin. Edi Rama u merr qytetarëve tokën për tia dhënë investitorëve strategjikë, pse e bën ai këtë? Sepse mendon se është mbi ligjin”, tha Berisha.

Në vijim ai akuzoi Kryeministrin se po mbyll çdo shteg për demokratët, po mbyll çdo shteg për opozitarët, me një politikë armiqësore të hapur ndaj tyre.

“Pasi u dhunoi votën, ai si kurrë më parë në parlament, u mohon deputetëve, përfaqësuesve tuaj, të drejtat kushtetuese që nuk janë personale.

Janë të drejta që kushtetuta ju njeh deputetëve të opozitës për të mbrojtur të drejtat tuaja, për të mbrojtur në parlament interesat tuaja, për të qenë zëri juaj i vërtetë, jo me fjalë, por me vepra në parlament.

Si kurrë ndonjëherë tjetër veç se në diktaturë, deputetët, përfaqësues tuaj, përfaqësues të 600 mijë shqiptarëve që u ngritën mbi çdo gjë dhe votuan opozitën, tani në parlament nuk kanë më të drejtë të dorëzojnë, ligje, amendamente apo rezoluta, sepse ato i mban në sirtar me urdhër të Edi Ramës, kryetarja e parlamentit.

Pas 32 vitesh, deputetët e opozitës nuk mund të caktojnë se kush ti përfaqësojë ata në komisionet parlamentare sepse këta do ti caktojë Edi Rama. Do të përzgjedhë ai përfaqësuesit e opozitës.

Pas 32 vitesh, përfaqësuesit tuaj në parlament, në një dhunim flagrant të kushtetutës nuk mund të ngrejnë më Komisione Hetimore Parlamentare. Kushtetuta i ka dhënë një pushtet të patjetërsueshëm opozitës. Aq sa i ka dhënë, por ja ka dhënë të pacenueshëm. Të pacenueshëm nga askush, as nga shumica e parlamentit, as nga qeveria dhe ky pushtet shprehet me krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, për çështje që ata e gjykojnë se kanë një rëndësi jetike për ju.

Për të paraqitur para jush të vërtetat e kësaj qeverie, para shqiptarëve të vërtetat, korrupsionin, vjedhjet, abuzimet e qeverisë.

Për herë të parë kjo nuk lejohet më”, tha Berisha.

Etiketa: BeqajberishaRama

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
Humb jetën emigranti shqiptar. Nisin hetimet. Detajet e plota

Humb jetën emigranti shqiptar. Nisin hetimet. Detajet e plota

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com