GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GjKKO lë në fuqi masën “Detyrim paraqitje”, Ilir Beqaj: Do jem palë..

13:21 - 20/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
GjKKO lë në fuqi masën “Detyrim paraqitje”, Ilir Beqaj: Do jem palë..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘Detyrim paraqitje’ për ish-ministrin Ilir Beqaj.

Ilir Beqaj teksa doli nga ambientet e GJKKO-së, tha për gazetarët se ka vendosur t’i nënshtrohet këtij procesi, dhe se njeh masën e sigurisë.

Beqaj: Çdo vit rreth 60 mijë shqiptarë operohen në kushte sterile. Ajo se çfarë bëmë në mjekësi është një arritje e madhe.

Beqaj, i shoqëruar nga avokati i tij, Ermal Yzeiri, shkoi sot në ambientet e gjykatës së Posaçme.

Kujtojmë se Beqajt iu komunikua masa ‘detyrim paraqitje’ ditën e shtunë në lidhje me çështjen e sterilizimit.

Njoftimi i GJKKO:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 26.10.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personit nën hetim Ilir Beqaj, të  masave të  sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  2. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 244 pika 3 të K.Pr.Penale, ku thuhet se: “3. Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori.”, me vendimin Nr. 119 Akti, datë 16.11.2023 vendosi: […]
    1. Caktimin ndaj personit nën hetim Ilir Beqaj, të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
    2. Urdhërohet personi nën hetim Ilir Beqaj që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore z. Besnk Mesi pranë Byros Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë e premte, ora 15: 30.
    3. Urdhërohet personi nën hetim Ilir Beqaj të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
    4. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ilir Beqaj.
    5. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
    6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e marrjes dijeni për këtë vendim. […]
    7. Ekzekutimit i masës së sigurimit për personin nën hetim Ilir Beqaj është bërë në datë 17.11.2023 ora 21.20. Ndodhur në këto kushte, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale më datë 18.11.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personit nën hetim Ilir Beqaj. Në seancën gjyqësore të datës 20.11.2023 ora 12:00, personi nën hetim Ilir Beqaj përfitoj nga e drejta për të mos dhënë deklarime në seancën e marrjes në pyetje sipas nenit 248 pika 2 të K.Pr.Penale. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 127 Akti, datë 20.11.2023, vendosi:
  3. Vazhdimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilir Beqaj, me vendimin Nr. 119, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  4. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Etiketa: GJKKOIlir BeqajKryesore1masa

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Minatorët sërish në protestë para Kuvendit, u zënë rrugën deputetëve

Minatorët sërish në protestë para Kuvendit, u zënë rrugën deputetëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com