GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kastrati fut hundët në projektin 12. 4 miliardë lekë të Kumbaros për Rinasin dhe Doganën

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kastrati fut hundët në projektin 12. 4 miliardë lekë të Kumbaros për Rinasin dhe Doganën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Shefqet Kastrati fut hundën në çdo ministri dhe merr zemrën e buxhetit, madje me ndikimin e tij ndryshon vendimmarrjen dhe vë në lëvizje ministra e drejtorë. Së fundmi është zbuluar se si i ka kanalizuar paratë e buxhetit të shtetit në rikonstruksionin e sheshit në Rinas, të cilin e ka marrë me koncesion. Ky përfundim del nga KLSH që ka audituar në tetor 2023 procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitimi i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare”.

Projekti kap vlerën 12 480 000 lekë (pa TVSh) realizuar në vitin 2021, ndërsa transaksionet janë kryer në vitin 2022. Nga audituesit u konstatua se: “Nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit (MTM) nuk rezulton të jetë kryer një studim paraprak për nevojat e realizimit të këtij investimi si prioritet i parashikuar në PBA 2022-2024, me ndryshimet e bëra në PBA me datë 18.10.2021. Ky projekt është planifikuar pa patur një studim paraprak dhe arsyetim se pse është përfshirë si prioritet për vitin 2022, veprime në kundërshtim me VKM nr.185, datë 29.03.2018, “Për procedurat e menaxhimit të investimeve publike””. Po sigurisht që nuk ka studim, sepse ky është një “propozim” nga ministrja Mirela Kumbaro dhe drejtorët. ku përfiton “Kastrati”. Ata nuk merren me studime, por firmosin në favor të oligarkëve.

Si u fut Kastrati në projekt?

Të dhënat të çojnë në përfundimin këto lekë janë planifikuar thjesht për të mbushur xhepat e biznesmenëve.

Në ketë procedurë janë përfshirë: a) Porti i Durrësit, i cili është dhënë me koncesion dhe operon në Shqipëri që nga Viti 2013.

  1. b) Dega Dogana Kapshtice, për të cilën është bërë “Projekti për rikonceptimin e hapësirave të Degës Doganore Kapshticë” në vlerën 4 896 000 lekë pa TVSh me kontratën e lidhur mes OE “Gj” shpk dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës me nr. 6940/5, datë 04.07.2018 dhe amendimin e kontratës me nr. 19094, datë 17.08.2018. Projekti është finalizuar në datën 01.09.2018. Pra, jepen fonde për një punë të kryer më parë?
  2. c) “Aeroporti i Rinasit” ku me memon nr. 7980, datë 14.10.2021 nuk ka qenë i parashikuar, nga 12 pikat e kalimit të propozuar. Aeroporti është shtuar në “Terma reference” për projektin e zbatimit me objekt: “Rehabilitim i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare”.

Gjithashtu “Aeroportit të Rinasit” është nën administrimin e koncesionarit Kastrati, i cili ka për detyrë për të administruar, operuar dhe mirëmbajtur të gjithë anën ajrore dhe infrastrukturën (përveç kontrollit të trafikut ajror).

“Sa më sipër përfshirja e tre pikave doganore në procedurën me objekt “Rehabilitimi i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare”, sjell efekt financiar negativ në përdorimin e fondeve buxhetore”, konkludon KLSH.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, personat përgjegjës të parashikimit të investimeve, të marrin masat në vijimësi për realizimin e studimeve paraprak në bashkëpunim me autoritet përkatëse pjesë e projekteve, me qëllim mirë menaxhimin e fondeve publike, evitimin e ndryshimit të prioriteteve të projekteve, si dhe cenimin apo favorizimin e projekteve specifike.

Për këto gjitha këto lëvizje janë shkëmbyer shkresa nga drejtori i Doganave Genti Gazheli, drejtori i Autoritetit Rrugor Evis Berberi dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka urdhëruar të anulohet ky transaksion, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë,

“Titullari i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të marrë masa për ngritjen e një komisioni me specialist të fushës, me qëllim ndarjen dhe përcaktimin e vlerave që i përkasin tre pikave doganore për të cilat MTM nuk duhet t’i kishte përfshirë në projekt. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të informojë menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar në lidhje me ndryshimet që do të kenë në projekt dhe pas finalizimit të dërgojë pikat doganore për të cilat nuk do të realizohet projekti”, urdhëron KLSH.

Plani bëhet sipas shifrave që ofrojnë kompanitë private

Nga auditimi u konstatua se: “Më datën 23.02.2022 është bërë përllogaritja e fondit limit nga komisioni, ku në urdhër është përcaktuar dhe fondi limit i përllogaritur, Pra, AK nuk ka ngritur komision për përllogaritjen e fondit limit, veprime në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e qeverisë “Mënyrat për përllogaritjen e vlerës së prokurimit”.

Në procesverbalin i mbajtur nga komisioni nuk është bërë asnjë argumentim në lidhje me klasifikimet e objektit, si dhe mënyra se si është bërë ndarja e kostos për strukturën e jashtme dhe kostoja për ndërtesën dhe ndarja funksionale e tyre, mbi të cilën është llogaritur dhe një kosto shtese prej 50%.

Nga auditimi i përllogaritjes së fondit limit konstatohet se mungojnë sqarimet në lidhje me vlerën:

– 172 864 693 lekë për koston e llogaritshme të strukturave në ambientet e jashtme;

– 115,234,429 lekë për koston e llogaritshme të grupeve tarifore për ndërtesat dhe ndarjet funksionale të brendshme, pasi bazuar në zërat e projektimit vlerat e llogaritur nuk përputhen.

– Kriteret e vendosura dhe të kërkuara nga AK nuk janë të argumentuar dhe Njësia e Prokurimit është mjaftuar vetëm me citimin e bazës ligjore.   Më e çuditshmja është se nga komisioni është bërë vlerësim pikësor për kompaninë “I.” shpk, e cila nuk ka kaluar fazën e dytë të vlerësimit, nga ku nuk ka informacion se ku është marrë vlera e ofertës ekonomike, kur subjektit nuk i është kërkuar paraqitja e ofertës ekonomike.

Lexo edhe: Loina i dhuron 50 MLN lekë Kastratit, vajza e kthyer nga Gjermania në IdentiTek u zhytet tenderave

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: .abuzimKastratiKLSHraporttender

Lajme të lidhura

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Para
“Mashtrim fiskal”/ Shakira i shpëton burgut, ja shuma që do paguajë

"Mashtrim fiskal"/ Shakira i shpëton burgut, ja shuma që do paguajë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një...

Lexo më shumë
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com